12 aventura të paharrueshme në 12 destinacione, Kastro Zizo rikthen emisionin e bujshëm ‘Kasketa’ në Report Tv

Emisioni ‘ Kasketa’ rikthehet sërish në Report Tv pas 9 vitesh nga ideatori dhe moderatori Kastro Zizo. Edhe në këtë rikthim, përkrah tij do të jetë bashkëpunëtori HAIR Ismailoni, i njohur ndryshe si ‘Daja’. Me një projekt fantastik që do t’ju mbajë të mbërthyer përpara ekranit.  Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ai tregoi më tepër për këtë rikthim të ‘Kasketës’.

“Kasketa fillon transmetimin të mërkurën e ardhshme në orën 20:55 , jemi në Prime Time dhe kjo mi ka shtuar emocionet dhe përgjegjësitë. Kasketa e parë në terren që kam bërë me Dajon ka fiks 9 vjet që është dhënë. Atëherë bëri bujë dhe në gjithë këto vite që mendonim që të rifillonim siç edhe erdhi me 12 seri, shumë njerëz në vite më shkruanin kur do rifilloni” tha ai për rikthimin e këtij projekti në Report Tv.

‘Kasketa’ është i ndarë në 12 ditë aktive turizmi në 12 destinacione tërheqëse për turizëm natyror që Tirana dhe rrethinat e saj ofrojnë. Ndërsa vjen në formën e një podcast-i, zhvillohet sa spontan aq edhe i fokusuar rreth temave të rëndësishme për vendin dhe rajonin.

“Janë 12 aventura, është format i konceptuar me disa modifikime përtej faktit që teknikisht vjen i realizuar shumë herë më mirë. Kasketa është në 12 destinacione të Tiranës. Tirana ka nevojë për promovimin jo vetëm të qendrës, jo vetëm të pikave historike apo kulturore por edhe të destinacioneve. Situatat e ndërtuara në të gjithë atë ‘reality’ unë mendoj që ja vlejnë të shihen për një darkë. Në fund fare rrezatojnë pozitivitet e gjithë gjëja dhe disa informacione në lidhje me tematikat që kemi” tha ai.

Ndërsa i pyetur për ndryshime që sjell rikthimi i këtij projekti, ai tha se nuk do të ketë më të ftuar. Por tematikat  trajtohen dhe komentohen nga dy moderatorët.

Në kasketën e vjetër kishim gjithmonë një të ftuar që e merrnim dhe bënim atë bisedën tonë. Deri në moment të fundit mendova pastaj që ta kemi të ftuarin tonë apo mos ta kemi. Por mendova që duhet gjetur një formulë më ndryshe” u shpreh ai.

‘Kasketa’ do të vijë çdo të mërkurë për 12 puntata, në orën 20:55, me destinacione fantastike dhe tema interesante. Por Kastro Zizo do të vijojë edhe me projekte të tjera. Njëkohësisht një tjetër projekt shumë interesant që do të shfaqet në ekranin e Report Tv është ' Summer Ëine', i cili do të jetë një format krejtësisht ndryshe nga 'Kasketa'. 

"Summer Wine fllon transmetimin në javën e parë të korrikut. Vij me dy formate të ndryshme. Summer Wine është më shumë ën formën e reportazhit reality, më shumë kam dashur të merrem me jetën e njerëzve të thjeshtë dhe cilësisë së tyre të jetës në gjithë këto ditëtë nxehta. Ka histori shumë interesante, ka rrugëtime vërtet shumë interesante. Summer Wine është në process pune. Tek Summër Wine jam më shumë Klevis dhe ia kam lënë rolin e bohemit, personazheve që kam ftuar" tha ai. 

'Summer Wine' do të fillojë transmetimin javën e parë të korrikut, me personazhe të thjeshtë por tepër interesantë. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
‘Summer Wine’ një rrugëtim fantastik mes njerëzve të thjeshtë, Kastro Zizo zbulon projektin e ri që nis në Report Tv

Kastro Zizo do të vijojë edhe me projekte të tjera përpos emisionit ‘Kasketa’ . Njëkohësisht një tjetër projekt shumë interesant që do të shfaqet në ekranin e Report Tv është ' Summer Wine', i cili do të jetë një format krejtësisht ndryshe. Kastro Zizo në ‘ Rreze Dielli’ tregoi detaje interesante për projektin e ri.

Summer Wine fllon transmetimin në javën e parë të korrikut.  Vij me dy formate të ndryshme. Summer Wine është më shumë nw formën e reportazhit reality, më shumë kam dashur të merrem me jetën e njerëzve të thjeshtë dhe cilësisë së tyre të jetës në gjithë këto ditëtë nxehta. Ka histori shumë interesante, ka rrugëtime vërtet shumë interesante. Summer Wine është në process pune. Tek Summer Wine jam më shumë Klevis dhe ia kam lënë rolin e bohemit, personazheve që kam ftuar.  

' Summer Wine' do të fillojë transmetimin javën e parë të korrikut, me personazhe të thjeshtë por tepër interesantë. 

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve