12 fshatra të Novoselës hedhin plehrat në zonën e mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë, problematika prej 3 vitesh, banorët: Kanë ndotur edhe ujin, nuk e pimë dot

Një problematikë që vijon prej 3 vitesh por që ende nuk po gjen zgjidhje ajo e hedhjes së mbetjeve në zonën e mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë. Banorët e 12 fshatrave në njësinë administrative të Novoselës depozitojnë mbetjet në këtë vend, në mungesë të një vendepozitimi tjetër, duke shkaktuar ndotje të mëdha.

Më problematike situata bëhet në rastet kur lumi Vjosa del nga shtrati, duke marrë mbetjet e duke i dërguar në det. Banorët shprehen se situata është e rëndë dhe se për shkak të ndotjes ata nuk mund të pinë ujin që i vjen në çezma.  

"Vijnë nga u do qejfi e hedhin mbeturinat. Unë kam tokë të mbjellë me ullinj dhe më hedhin plehrat. Nuk është marrë asnjë masë.  Askush nuk i pastron ato mbetjet", thotë një banore.

'Nuk pi dot ujë, ndotja është shumë e dëmshme, kur bie shiu ujërat shkojnë në lum dhe ec e pije pastaj atë ujin. Jemi shumë keq me ujin, e blemë", shprehet një tjetër.

Në lidhje me problematikën, përfaqësues të njësisë administrative Novoselë, kanë theksuar se brenda një kohe të shkurtër, këto mbetje do të hiqen dhe do të depozitohen në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, megjithatë nuk bëhet me dije një datë e saktë se kur do të marrë fund kjo situatë.

Ajo që pritet t'i japë zgjidhje problematikës me mbetjet në Vlorë është ndërtimi i landfillit në Vlor, për të cilin puna ende nuk ka përfunduar.

Kujtojmë se më 22 tetor, Rama dha një ultimatum të qartë për të gjithë krerët e bashkive që t'i kushtojnë më shumë rëndësi pastrimit të territorit dhe t'i jepet fund problematikave të ndotjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet