12 vende pune të lira në Shërbimin Diplomatik, Cakaj: Ja kriteret dhe pozicionet

12 vende pune të lira në Shërbimin Diplomatik, Cakaj: Ja kriteret dhe pozicionet

Në ministrinë e Jashtme janë 12 pozicione të lira në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i cili ka thënë se shpallja për këto vende të lira pune është pjesë e përpjekjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të përfshirë ekselentët në trupën diplomatike shqiptare.

Kreu i diplomacisë saktëson dhe siguron se procesi i përzgjedhjes së diplomatëve të ardhshëm dhe shërbyesëve civilë të rinj do të jetë i mbështetur tërësisht mbi merita profesionale dhe vlerësime objektive. Por nuk do të jenë vetëm këto 12 pozicione. Gent Cakaj paralajmëron se shumë shpejt Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të shpallë edhe më tepër vende të lira për diplomatët e ardhshëm për të ndërtuar një shërbim të shkëlqyer diplomatik.

Ndryshimet e ndërmarra deri më tani, kanë krijuar një hapësirë shumë më të madhe për ekselentët, profesionistët dhe personat me aftësi cilësisht të dalluara në përgjithësi. Kjo gjeneratë e re diplomatësh do të ushtrohet në trajnime të veçanta e do të trajtohet me një kujdes të posaçëm për t’u bërë një gjeneratë elitë e diplomacisë shqiptare në perspektivë afatgjatë!” – shkruan Cakaj.

Të gjithë ata që mendojnë se mund t’i shërbejnë Shqipërisë si diplomatë të ardhshëm, mund të shohin kriteret dhe postet e lira në këto adresa: 
 

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1826

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1825

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1824

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund