1200 kg kokainë nga Amerika e Jugut në Europë,në pranga 21 persona, në përgjime përfshihen të huaj mes tyre edhe shqiptarë

 1200 kg kokainë nga Amerika e Jugut në Europë,në pranga 21 persona, në përgjime përfshihen të huaj mes tyre edhe shqiptarë

Në kuadër të operacionit “Molo 13” e koordinuar nga Antimafia Italiane e Catanzaros është arritur që të shkatërrohet një rrjet trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Grupi kriminal që vepronte për llogari të mafias kalabreze Ndrangheta kishte arritur të trafikonte rreth 1200 kg drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës me ndërmjetësimin e grupeve kriminale të trafikantëve të huaj. Në të njëjtën kohë, financuesit kryen konfiskimin e pasurive, për një vlerë totale prej mbi 4 milion euro .

Mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga 21 persona të akuzuar për organizim të strukturuar kriminal, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike e armëmbajtje pa leje. 

Në faqet e dosjes hetimore të Antimafias së Catanzaros rivërtetohet bashkëpunimi mes Ndraghetas me kriminelë me origjinë shqiptare në trafikun e kokainës mes vendeve të Amerikës jugore dhe Europës.

Megaoperacioni i sotëm ka zbardhur mega trafik lëndësh narkotike të tipit kokaine, marijuanë e heroine për llogari të familjes Ndranghetiste Gallace me vendbanim në Gurdavalle, bazë në Kalabri e në rajonin e Toskanës, e me degë në të gjithë territorin Italian.

Ky grup kriminal mafioz trafikantësh funksiononte si një kompani multinacionale me shtrirje në Brazil, Kolumbi, Turqi, Australi, Slloveni, Britani e Madhe, Zelandë e Re, Spanjë, Belgjikë.

Antimafia italiane zbuloj bashkëpunimin e të arrestuarve me eksponentë të trafikut ndërkombëtar të kokainës e kontaktet e drejtpërdrejta me kartele në amerikanën jugore të drogës në Brazil e Kolumbi duke përdorur të dhënat në PGP.  Ata bashkëpunonin me grupe trafikantësh të huaja për transportimin e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut në portet italiane Livorno, Genova, Gioia Taura e në portet europiane si Rotterdam, Anversa, Valenzia, Barcellona, Algeciras.

Në krye të këtij grupi trafikantësh me rolin e promotorit kryesor, ishte Damiano Cosimo Gallace, i dalë nga burgu më vitin 2014 e që realizonte trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut, Zelanda e Re e Asutralia përmes hapave ndërmjetëse të transportit të saj në vende të tjera të Evropës.

Mes 177 faqeve të dosjes hetimore të Antimafias italiane zbardhet dhe trafikimi i 150 kg kokainë në portin e Livornos përmes bashkëpunimit të një trafikanti shqiptar, ngarkesë e cila u kap në datat nga 26 e 28 prill 2017. Me vlerw 3.5 milion euro. Në bisedat e zbardhura nga antimafia italiane, Francesco Rittano i cili është një nga personat e arrestuar shpreh zemërimin e tij për humbjen e kësaj sasie droge që u kap nga Guardia di Finanza Italiane në portin e Livornos.

Trafikimi i kokainës nga Kolumbia ishte kryer përmes personave që në komunikimin mes trafikantit italian e personit me nofkën “Gross Holande,  thirreshin “plaku e shqiptari”.

Të arrestuarit janë kryer në  rajonet Calabria, Sicilia, Puglia, Lazio, Toscana, Liguria, Piemonte e Lombardia e janë të gjithë shtetas italianë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani