120-vjetori i Naim Frashërit /Sabri Hamiti: Dijetarët sot, të vlefshëm për politikën (VIDEO)

I vlerësuar si figura qendrore e letërsisë shqiptare dhe bilbil i gjuhës shqipe, por edhe si shprehës i aspiratave për liri edhe përparim poeti Naim Frashëshi në 120-vjetorin e ndarjes nga jeta u përkujtua në përmes ekspozitës “Ti Shqipëri më jep nder” në Muzeun historik Kombëtar.
“Këtë vit ne do të dëshironim që të thoshim ‘120 vjet më Naim Frashërin’, pasi Naim Frashëri në mendimin kulturor, politik shqiptar nuk ka vdekur asnjëherë, ende vazhdon që të frymojë frymën e shqiptarizmit”, shprehet drejtori i Muzeut Dorian Koçi.

“Kjo është një punë, që ne do t’ia japim rinisë sonë të dashur, e cila edhe ajo bashkë me ne, do të luftojë për të përballuar vështirësitë, që të mbajmë këtë komb që i ka dhënë botës dhe njerëzimit, që edhe ne të bëhemi një popull i civilizuar për t’u futur në Europë, si të gjithë popujt e tjerë”, shprehet kryegjyshi Edmond Ibrahimaj.

Pas inaugurimit të ekspozitës, u promovua dhe monografia që akademiku Sabri Hamiti ka botuar për veprën edhe jetën e atdhetarit shqiptar.

 “Ai është i lindur si poet lirik, në këtë këndvështrim të menduarit të çon tek “Lulet e verës”, shprehet akademiku Hamiti.

Hamiti teksa paralelizon kontributin që vëllezërit Frashëri kanë dhënë në formësimin e identitetit shqiptar, shprehet se intelektualë të këtij kalibri nuk mungojnë as në ditët e sotme, por s’janë të përfshirë në politikë.

“A ka format të vëllezërve Frashëri që implikohen në politikë? Tani jemi në dy kohë. Shqiptarët vështirë e kapur diskursin në kohë të Samiut, i ka pushtuar ndjesia e Naimit. Nëse i shohim këto tre elementë, që kemi në këto tre figura të një familjeje, që rrallë ndodh, pak si vështirë është që të shikojmë njeriun sot në këto tre dimensione. A janë të vlefshëm dijetarët, njerëzit e shpirtit, për zhvillimet politike? -Po. A janë aty? -Jo”.  

Ndonëse, Naim Frashëri u shua nga sëmundja në moshën 54-vjeçare, mallin dhe brengat për një atdhe të lirë i ka fiksuar përmes krijimtarisë letrare gjatë 13 vjetëve (1886-1899). Disa nga veprat e tij janë "Bagëti e Bujqësia", "Vjersha për mësonjëtoret e para", "Histori e përgjithshme", "Historia e Skënderbeut" dhe "Qerbelanë" apo "Historia e Shqipërisë" etj.

Foto nga ekspozita për Naim Frashërin

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale