121 raste të reja me COVID dhe 3 viktima! Ulet numri i të shtruarve në 2 spitalet

TIRANË- Kjo e mërkurë ka shënuar sërish një ulje të lehtë të rasteve të reja me COVID-19. Si rezultat i 887 testimeve të kryera janë konfirmuar pozitiv me koronavirusin 121 persona, ndërsa fatkeqësisht 3 persona kanë humbur betejën me këti virus.

"Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht një përmirësim të situatës ka pasur edhe sa i përket të shtruarve në dy spitalet COVID në vendin tonë. Një ditë më parë kanë qenë të shtruar 201 pacientë, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit  po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë janë 97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19.

Ministria e Shëndetësisë ripërsërit apelin për respektimin e masave anti-COVID.

"Ruani distancimin social; Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca; Kujdesuni për higjienën e duarve dhe atë respiratore; Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19", bën apel Ministria.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit
57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)
Testime totale 82.233
Raste pozitive 12787
Raste të shëruara 7139
Raste Aktive 5278

Humbje jete 370  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2616
Durrës 564
Shkodër 381
Lezhë 305
Elbasan 304
Korçë 249
Fier 244
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 105
Dibër 86
Gjirokastër 81

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë