12-vjeçari i “arrestuar” 67 herë në Tiranë

12-vjeçari i “arrestuar” 67 herë në Tiranë

Foto ilustruese

Ergysi, i moshës 12 vjeç kryeson rekordin prej 67 herësh i shoqëruar në komisariate.

Derisa të mbushë 14  vjeç, si shumë të mitur të tjerë që janë kthyer hajdutë, ai nuk mund të arrestohet.

Gjyqtari për të miturit Bedri Qorri thotë për Top Channel se fëmijët përherë e më shumë po vërehen si autorë ngjarjesh.

Deri më tani, sipas vendimeve të gjyqtarëve në të gjithë vendin gjenden aktualisht nën shërbim prove 167 të mitur kryesisht për vjedhje dhe shpërndarje droge.

Grupe të miturish po shfaqen përditë e më shumë duke vjedhur me synimin për të fituar para për drogë. Por ende nuk është ngritur institucioni i riedukimit për fëmijë që pas kodit penal duhet të funksiononte.

Gjykata këmbëngul se megjithë vendimet që shpallen ndaj të miturve midis moshës 14 deri në 18 vjeç, vërehet se ata po kthehen përsëritës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin