Ngjarjet që shokuan botën në të njëjtën ditë, 13 e premte! (FOTO)

Ngjarjet që shokuan botën në të njëjtën ditë, 13 e premte! (FOTO)

Foto ilustruese

Njihet si Paraskevidekatriaphobia që do të thotë bashkimi i fobisë nga numri 13 dhe fobisë nga dita e premte.

Të gjithë mund të kemi dëgjuar për numrin 13 që është konsideruar si numër jo fatsjellës, i cili thuhet se daton që në Bibël me Judën si të ftuarin e 13 në Darkën e Fundit, ndërkohë që edhe dita e premte kur u kryqëzua Jezusi nuk është dita më e mirë për shumë njerëz.

Supersticiozët i tremben të premtes, që në disa kultura, si ajo e Mbretërisë së Bashkuar, është konsideruar si Dita e Xhelatit për shkak të ekzekutimit të njerëzve të dënuar me vdekje.

Në vijim, gjeni 13 ngjarje tronditëse që kanë ndodhur pikërisht të premten, datë 13.

1. Zjarret në Victoria nga viti 1939 deri në 1940 qenë kulmi i një vere të gjatë dhe të thatë. Më 13 janar 1939, zjarret e Të Premtes së Zezë shkaktuan 71 viktima dhe dogjën 675,000 hektarë tokë.

2. Forcat gjermane goditën Pallatin Buckingham më 13 shtator të vitit 1940. Mbreti dhe mbretëresha qenë brenda rezidencës gjatë sulmit, por ndonëse ngjarja qe traumatike, nuk pësuan dëmtime serioze.

3. Më 13 korrik të 1951-shit, shteti Kansas në Amerikë u përball me sasi të mëdha rreshjesh, që shkaktuan përmbytje dhe dëmtuan mbi 2 milionë hektarë tokë. Stuhia preku edhe rezervuarët e naftës dhe disa shpërthyen. Pasagjerët ngecën nëpër trena për katër ditë.

4. Sipas National Geographic, një aeroplan suedez u zhduk teksa qëndronte sipër detit Baltik më 13 qershor 1952. Për 40 vite, qeveria suedeze raportoi se aeroplani po kryente ushtrime stërvitore. Por në vitet ’90, National Geographic raportoi se ekuipazhi po spiunonte në Bashkimin Sovjetik për NATO-n, edhe pse Suedia kishte shpallur qëndrim neutral gjatë Luftës së Ftohtë. Një pilot rus thuhet se goditi aeroplanin.

5. Në vitin 1989, pasi dështoi blerja e United Airlines në 13 tetor të 1989-s, një rrëmujë e madhe u ndje në tregun e aksioneve. Në thelb, shumë njerëz humbën miliona para.

6. Stuhia filloi më 13 nëntor 1970 dhe konsiderohet si stuhia më vdekjeprurëse në Gjirin e Bengalit. Numri i viktimave vlerësohet të jetë nga 150,000 deri në 550,000, sipas NBC Neës. Një qark në Bangladesh humbi mbi 45% të popullsisë.

7.Të premten e 13 tetorit të 1972-shit, avioni që po transportonte sportistët u rrënua në malet Ande në Kili. U deshën dy muaj që të raportohej se diku mes malesh kishte të mbijetuar. 14 persona të ekipit arritën të shpëtonin gjallë. Sipas të dhënave, thuhet se iu desh të ushqeheshin me trupat e shokëve të vdekur për të mbijetuar.

8. Tragjedia e Aeroflot 27 është më e keqja në historinë e Rusisë. I gjithë ekuipazhi i përbërë nga 174 persona ndërroi jetë kur avioni u rrëzua, shkak për të cilin thuhet se u bë moti i keq. Avioni u rrëzua vetëm tre milje larg pistës.

9. Një banor i Nju Jorkit, Daz Baxter, vendosi të qëndrontë në shtëpi të premten e 13 gushtit të vitit 1976 sepse kishte frikë se një ngjarje e keqe do t’i ndodhte. Ai vendosi të qëndronte gjithë ditën në shtrat. Për ironi të fatit, dyshemeja u shemb dhe ai ndërroi jetë.

10. Më 13 janar 1989, qindra kompjuterë u prekën nga një virus që pushtoi Mbretërinë e Bashkuar. Virusi fshiu të dhënat dhe ngadalësoi kompjuterat, por për fat të mirë nuk përparoi në shtete të tjera.

11. Vrasja e Tupac Shakur është një nga vrasjet më misterioze, që është shoqëruar me shumë teori konspirative. Ai u qëllua katër herë më 7 shtator 1996 dhe ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë, më 13 shtator. E premte.

12. Një djalosh, 13-vjeçar, goditet nga rrufeja të premten më datë 13 gusht 2010, në orën 13:13. Ngjarja ndodhi në Angli dhe i mituri u trajtua për djegie të rëndë në shpatull.

13. Anija Costa Concordia u fundos më 13 janar të vitit 2012. Sipas Vanity Fair, ajo është anija më e madhe me pasagjerë që është fundosur ndonjëherë, me pothuajse dyfishin e numrit të njerëzve në bord në krahasim me Titanic. 32 persona ndërruan jetë, ndërsa kapiteni u shpall fajtor dhe u dënua në vitin 2015.

Ora 14:02
Ngjarjet që shokuan botën në të njëjtën ditë, 13 e premte!
1/14
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

    Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij