1300 banorë në Blacë të Pogradecit pa ujë: Pimë nga puse, vijnë e rrahin gjoksin të gjitha partitë dhe s'bëjnë asgjë (VIDEO)

POGRADEC- Më tepër se 1300 banorë në fshatin Blacë në bashkinë e Pogradecit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ky problem i mbartur prej vitesh e ka vështirësuar së tepërmi jetën banorëve, të cilët të ndodhur në këto kushte janë detyruar të gjejnë një zgjidhje alternative.

Banorët kanë hapur puse në mënyrë private, uji i të cilëve përveçse i pamjaftueshëm është jo i pastër, çka i bën banorët të ndihen të rrezikuar edhe për vetë shëndetin e tyre.

"Fshati Blacës nuk ka ujë të pijshëm, vetëm me puse, kurse ujë të rrjedhshëm nuk ka", tha një banor.

"Ne mbushim ujë me puse, puset janë më gurë, ka myk dhe dëmtohet shëndeti", tha një tjetër.

"Vetëm me puse, nuk ka ujë farë në çezma. Uji në puse nuk është i pastër, janë sëmurë disa njerëz", u shpreh një tjetër banor.

Në mënyrë të vazhdueshme banorët e Blacës kanë kërkuar zgjidhje për këtë problem shqetësues, por duket se kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Akoma me e vështirë paraqitet situata gjatë stinës së verës kur edhe puset shterojnë.

"Vijnë këtu dhe rrahin gjoksit dhe asgjë nuk kanë bërë, nga të gjitha partitë asgjë nuk ka bërë për ujin këtu", tha banori.

"Shteti të bëjë diçka, ne duam ndihmë. Këtu nuk është bërë asgjë", u shpreh një tjetër.

Nga ana tjetër i kontaktuar nga Report Tv, Olger Ibi administrator i njësisë administrative Çërrave duke pranuar këtë situatë pohon se bashkia është duke realizuar një projekt i cili do të financohet nga qeveria dhe shumë shpejt problemi i banorëve të Blacës do të gjejë zgjidhje.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira