131 mijë abonentë nuk kanë paguar dritat, OSHEE: Afat deri në fund të qershorit për t’ju falur kamata

131 mijë abonentë  nuk kanë paguar dritat, OSHEE: Afat deri në fund të qershorit për t’ju falur kamata

TIRANË- Rreth 65 mijë abonentë kanë përfituar deri më tani nga ulja e këstit dhe falja e kamatëvonesës për energjinë elektrike. OSHEE në fillim të përhapjes së pandemisë njoftoi se janë rreth 227,568 abonentët që do të përfitonin nga ulja e kamatëvonesës, për të gjithë ata që kishin një aktmarrëveshje të nënshkruar për të paguar detyrimet e prapambetura me këste, dhe se do të faleshin detyrimet për ata që kishin detyrime por nuk kanë pasur një marrëveshje të nënshkruar me operatorin e shpërndarjes.

OSHEE këtë të diele ju bën thirrje  131 mijë debitorëve që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje, të përfitojnë nga amnistia dhe të aplikojnë deri në fund të qershorit për të përfituar. Pasi fshihet ky detyrim kjo kategori do të lidhë aktmarrëveshje të re me OSHEE. Sipas njoftimit janë 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatëvonesave.

Ndërkohë ata që kanë pasur një aktmarrëveshje iu reduktua kamata dhe do të paguajnë vetëm 2000 lekë në muaj dhe jo më 2500, 2800 apo 4200 lekë në muaj.

Po ashtu familjet në nevojë, pensionistët dhe të papunët, nuk do të paguajnë më 1200 ose 1800 lekë/muaj por vetëm 100 lekë në muaj.  Këtyre kategorive iu është ulur kësti për detyrimet deri në 31 dhjetor 2019.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit