132 familje në Shkodër ngrihen në protestë: Duam legalizimin e banesave ose bojkotojmë zgjedhjet! E kemi nisur procesin që nga viti 2005

SHKODËR- Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Shkodër, ku 132 banorë që jetojnë në zonën e ish-Divizionit kërkojnë legalizimin e banesave të tyre. Këta banorë një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropalit, kryebashkiakut së Shkodrës, Bardh Spahia dhe kandidatit të PS për Shkodrën, Benet Becin kërkojnë që të gjendet një zgjidhje dhe të pajisen me certifikata legalizimi dhe pronësi, në të kundër do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ne, tani dy muaj përpara zgjedhjeve kemi vendosur unanimisht që asnjë nga familjet tona dhe as të afërmit tanë, nuk do të marrim pjesë në votimet e 14 majit. Do vazhdojmë dhe rrugën e protestave dhe të gjitha format e kundërshtimeve derisa te na jepet zgjidhja për te na privatizuar dhe legalizuar shtëpitë tona”, shkruhet në letër.

Në protestën e mbajtur ditën e sotme, banorët kanë ripërsëritur apelin drejtuar institucioneve të Bashkisë së Shkodrës që të mos ua sorollasin procesin e legalizimit, të cilin e kanë nisur që prej vitit 2005, për të cilin kanë paguar faturat. Ata thonë se prej 26 vitesh asnjë nga këto familje që jeton në zonën e ish-Divizonit nuk kanë asnjë lloj dokumenti për pronën, ndonëse procesin e legalizimit e kanë nisur prj vitesh madje kanë kryer edhe pagesat.

Vetë banorët e zonës pranojnë që i kanë zënë këto godina që në vitet 1992 përdoreshin për strehimin e ish-ushtarakëve. Ata thonë se janë vendosur në godinat e ish-Divizionit pas migrimit të brendshëm që kanë bërë në vitet e hershme. Ata pretendojnë se paguajnë çdo lloj takse të bashkisë, ujë dhe drita në banesat që po përdorin. Ndërkohë, që ata thonë se sipas ligjit, nëse kalojnë 20 vite dhe nuk ka pretendime për pronën, tashmë janë ata pronarët.

“Theksojmë se kemi 26 vite qe jetojmë këtu dhe Kushtetuta e Shqipërisë thotë qartë: Neni 169: Personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj”, thuhet në letër.

Zona e ish-Divizionit ndodhet në lagjen ‘Skëndërbeg’ në Shkodër. Banorët thotë se gjithmonë kanë pasur premtime që do t’iu zgjidhet ky problem, por deri më tani nuk është bërë asgjë.

Kjo çështje rikthehet edhe njëherë pas thuajse më shumë se 10 vitesh në qendër të opinionit publik në Shkodër. Para 10 vitesh, banorët kanë pasur të njëjtën kërkesë por asnjëherë s’kanë marrë një përgjigje konkrete. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet në Shkodër.  

Zona në të cilën banojnë këto 132 familje përdorej nga Ministria e Mbrojtjes për të strehuar personalin ushtarak. Deri në vitet ‘92 kjo zonë ka shërbyer për vendosjen e banimit të personelit ushtarak dhe më pas me braktisjen e këtyre godinave janë strehuar këto familje që sot kërkojnë certifikatë pronësie.

Në total janë 132 familje. 26 familje jetojnë në ndërtesën dykatëshe të Ish-Komandës së Divizionit, 45 familje jetojnë në ish-fjetore dhe magazina te Ish-Divizionit, 20 familje kanë ndërtuar shtëpi të reja në tokat e lira përmes banesave ekzistuese. Po në ketë territor, 41 familje ushtarakësh u strehuan nga qeveria në objektet që u ndërtuan për kosovaret, në vitin 1999.

Letra drejtuar Spriopalit, Spahisë dhe Becit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/03/2023 23:41

    Jeni me fat qe ushtria nuk u jep nje dru te mire e t'ju flake jashte si hajdute e tokexanes,por na dilni na i beni presion shtetit t'ju legjitimoje krimin qe keni bere! Me keto kohera qe po vine,me trazirat qe po nxisin ruset ne shtetet perreth ushtria duhet t'i rimarre e t'i riparoje e t'i vere ne perdorim e gadishmeri te plote te gjitha objektet e saj,sidomos keto qe jane ne zonat kufitare.Ne ato ndertesa vetem familjet ushtarake duhen lejuar e askush tjeter dhe c'eshte ky ligj xhungle qe na qenka ne kushtetute qe te legjitimoka vjedhjen e pervetsimin e prones me pa te drejte vetem pse na paske banuar aty 20 vjet e na paska paguar billat e taksat?! Pse nuk zini shpellat,por zini ndertime se ky ligj eshte i vlefshem vetem per shpellat dhe neandertalet.Asnje vend tjeter ne bote se ka dhe duhet hequr urgjentish sepse legjitimon krimin!

    Përgjigju
  • lori: 25/03/2023 23:27

    Nuk kuptoj pse i jepni ze atyre qe kan zaptuar pronat e ushtrise.Provoni te shkoni ti zini pronat qe kan kto ne male dhe shikoni si ju vrasin si pleshta.Kto jan kafshe me fytyr njeriu ku gjithcka esht e tyre.Te kthehen nga kan ardh dhe ti lirojn pronat e ushtrise

    Përgjigju
  • Dori: 25/03/2023 18:24

    Repartin ushtarak nuk e shkaterruan shkodranet por ju qe rat nga malet.Nuk keni zen stalla derrash po prone te ushtrise.Kurr mos votofshi se gjitha vota per Sali kriminelin jan dhe kerkoni tju japin tapit Beneti.Mashtrusa qe doni te perfitoni nga zgjedhjet qe po afrojn se dhe sikur neser tju japin tapit ju kurr nuk do votonit Benetin por gjithmon Sali kriminelin.

    Përgjigju
    • Hako: 26/03/2023 14:44

      "Qytetaret"shkodran nuk kane zene baraka anash qytetit, por kane zene te gjitha trotuaret dhe lulishtet e qytetitGjeje vete se cila pale ka bere me shume deme.

    • Mimi: 25/03/2023 19:03

      Ç'lidhje ka per ke votojne? Sduan t,u prishet shtepia e te dalin ne diell me pleq e femije, per ndonje projekt privat, kur kane 30 vjet aty. Shikojini si njerez, jo si zgjedhes.

  • Klodi: 25/03/2023 18:08

    Te gjith te ram nga Dukagjini qe kan zaputuar ish divizionin qe esht prone e ushtris dhe i shkruajn Elizes dhe Benetit por kto historikisht kan votuar SALIUN dhe prap SALIUN do votojn kto plera qe kan zaptu Shkodren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola