4 humbje jete, 132 raste te reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! Infektohen dy punonjëse të një marketi në Elbasan

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 132 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa nuk kanë mundur të fitojnë betejën e tyre me virusin 4 persona. Në 24 orë janë kryer 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste, të shpërndara konkretisht 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bwn apel të mos neglizhohen shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127 kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (17 Shtator 2020)

Testime totale                                    77217

Raste pozitive                                    11948

Raste të shëruara                              6788

Raste Aktive                                      4813

Humbje jete 347 (Qarku Tiranë 166, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 14, Kukës 9, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                                   2380

Durrës                                                   533

Shkodër                                               373

Lezhë                                                    278

Elbasan                                                 264

Korçë                                                    225

Fier                                                        213

Vlorë                                                     182

Kukës                                                    144

Berat                                                     99

Gjirokastër                                            63

Dibër                                                     59

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Elbasan, infektohen me COVID-19 dy punonjëse të një marketi

Dy punonjëse të një marketi janë infektuar me COVID-19 në Elbasan. Ata janë vetëkarantinuar në banesën e tyre, ndërsa u është marrë tamponi edhe kolegëve të tyre.

Marketi në Elbasan nuk është mbyllur, ndërsa detyrimi për të mbajtur maskën vijon të zbatohet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi FR: 17/09/2020 16:52

    Si ka mundesi ne Shqiperi me 130-150 raste ka 4 viktima . Ne vendet tjera me 3000-4000 raste ditore vetem 2-3 viktima. Per kete duhet te shqetsohemi.

    Përgjigju
    • erblina: 17/09/2020 18:56

      Vetem nga njohjet e mia personale, nga ata qe e kane kaluar Covid-19, me pak se gjysma kane njoftuar autoritetet. Te tjeret e kane kaluar pa e vene ujin ne zjarr, ose kane kujtuar se nuk kane gje. Llogarit edhe nje perqindje qe jane asimptomatike, si dhe numrin e limituar te testimeve, dhe nje hamendje me thote qe numrat reale te te infektuarve jane te pakten sa 3-fishi i numrave te raportuar.

    • Eri: 17/09/2020 17:50

      Bledi sepse nuk pranojne te shkojne ne spitale kur avancohet virusi.Por i cojne familjaret ne graden e fundit.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo

Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo