134 raste të reja nga COVID në vend, humbin jetën 6 qytetarë! Sot 10923 vaksina, mbi 380 mijë në total

134 raste të reja nga COVID në vend, humbin jetën 6 qytetarë! Sot 10923 vaksina, mbi 380 mijë në total

Spitali Infektiv dhe bilanci i vaksinave

TIRANË- 134 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me COVID, në 24 orët e fundit, nga 2517 testime të kryera në mbarë vendin. Ndërkohë betejën me sëmundjen nuk kanë arritur që ta fitojnë 6 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 63 - 79 vjeç.

Ministria njofton se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,582 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se sot 10923 vaksina, duke e çuar në total numrin e vaksinimeve në 382998

Bbilanci i vaksinave

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (22 Prill 2021)
Raste të reja ditore        134
Të shëruar në 24 orë      516
Të shtruar në spitale      155
Humbje jete në 24 orë   6
Testime ditore                2517
Testime totale           617,664
Raste pozitive             130,114
Raste të shëruara        103,582
Raste Aktive                 24,168
Humbje jete                   2,364

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë   18096
Fier        2060
Durrës  933
Shkodër      756 
Gjirokastër   665
Korçë    629
Vlorë    350
Dibër     253
Kukës     242
Elbasan   97
Berat       65
Lezhë     22’

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë