'14 korrik 1990, me këmbë zbathur në port'...30 vite nga eksodi i parë nga ambasadat drejt Brindizit! Ja çfarë shkruante gazeta italiane

'14 korrik 1990, me këmbë zbathur në port'...30 vite nga eksodi i parë nga ambasadat drejt Brindizit! Ja çfarë shkruante gazeta italiane

Eksodi i parë i shqiptarëve dhe foto nga një gazetë Italiane e kohës për mbërritjen e tyre në vendin fqinj

Sot 30 vite më parë, më 14 korrik 1990, 5500 shqiptarë zbarkuan në Itali. Ishin shqiptarët që shpërthyen ambasadat, e para ikje masive, që do të vinte më pas në krizë sistemin komunist.

***

Shkrimi i atëhershëm i gazetës italiane "La Provincia"

Operacioni Albania. Pesë mijë refugjatë, në bordin e katër trageteve zbritën në Itali. Të lodhur, të raskapitur por të lirë
Operacioni Shqipëria përfundoi me sukses. Nga trageti Espresso Grecia zbritën 1002 refugjatë shqiptarë, nga Appia 1.093 dhe nga Ionis 855. Asnjë shifër zyrtare për 'Kefalonia Sky', e cila, megjithatë, kishte mbi 1.000 pasagjerë. Anijet mbërritën në mëngjes herët. Refugjatët kishin hipur në Durrës të shtyrë nga ushtria shqiptare: shumë prej tyre kishin veshur vetëm pantallona të shkurtra dhe ishin pa këpucë. Pa asnjë keqardhje për largimin nga atdheu i tyre: "Ka diktaturë dhe korrupsion", thanë ata. Ndërkohë në Tiranë ishin mbyllur ambasada italiane dhe franceze për arsye pastrimi të ambienteve dhe kopshteve.

Në fytyrat e tyre dukeshin pasojat e vuajtjeve të ditëve të fundit, duke luftuar një "luftë" të vërtetë për të zënë një vend qendrimi në ambasadë.

Tani e gjithë kjo është vetëm një kujtim. Ata janë të lodhur, të uritur, të pistë dhe të veshur keq: duket sikur sapo kanë dalë nga një kamp përqendrimi. Por dita e djeshme për mbi 5,500 shqiptarë do të jetë e vështirë të harrohet. Në orën 9.15 të mëngjesit, kur trageti "Grecia Espresso", i vënë në dispozicion nga Ministri i Marinës Detare, Carlo Vizzini, lundroi nga porti i Durrësit një natë më parë në orën 3.30 të mëngjesit dhe hodhi spirancën në skelën  e "Seno di Levante" të portit të Brindisi, për njëmijë refugjatët ëndrra e lirisë dukej se ishte realizuar. Sapo anija hyri në port, u ngrit një kor thirrjesh: "Itali, Itali". Të parët që u zbritën në tokë ishin të sëmurët, gratë shtatzëna dhe fëmijët. Midis tyre ishte edhe Patrizia, një foshnje e lindur vetëm 5 ditë më parë.

Në vend të djepit, ajo ishte futur brenda një shporte, e mbuluar me një copë beze që mezi i mbulonte një pjesë të fytyrës. Vajza e vogël u mor  përsipër nga stafi i Kryqit të Kuq i cili do ta transportonte atë në spitalin "Di Summa" në Brindisi. Një orë më vonë mbërriti edhe trageti tjetër, "Appia", i cili transportonte rreth 1100 shqiptarë. Pastaj ishte rradha e "Sky Kefalonia", e "lonis" dhe "yllit të Orientit". Sapo zbarkuan refugjatët, ata u pritën mjaftë ngrohtë. Fillimisht ata u freskuan në një pikë të organizuar në kalatë nga Ushtria dhe Kryqi i Kuq. Ishin shumë të uritur sepse nuk kishin ngrënë prej tre ditësh. Gjatë udhëtimit, të gjitha furnizimet ushqimore të disponueshme në anije ishin ezauruar. Ushtria shpërndante kafe, ujë mineral, biskota dhe veshje të ndryshme. Të sëmurët (dy gra shtatzëna dhe një burrë që vuante nga një dhimbje barku renale, shumë fëmijë në gjendje gripi), të cilët në anije ishin nën kujdesin mjekësor të stafit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, u transportuan të gjithë në spitalin e "Di Summa ". Në pritje të shqiptarëve, ishte edhe një grup i madh i reporterësh, kameramanë dhe fotografë. Prefekti i Brindizit, Giuseppe Mazzitello, gjatë një konference për shtyp, shprehu kënaqësinë e tij për suksesin e operacioneve "pritëse" të shqiptarëve. Gjithçka është gati në bazën e vjetër ushtarake të Restinco, ku 810 refugjatë që kishin bërë kërkesë për azil politik te autoritetet italiane.

Sapo u ulën, shqiptarët e parë rrëfyen dramën e përjetuar.

"Deri në momentin e fundit - thanë disa refugjatë me një zë të ngazëllyer - ne kemi jetuar momente terrori. Në portin e Durrësit, ushtria na shtynte, duke injoruar praninë e njerëzve të plagosur apo edhe të sëmurë. Operacionet e imbarkimit, në fillim, u zhvilluan pa vështirësi sepse ishim të organizuar në grupe, më pas mbërritën gjashtë ose shtatë autobusë dhe u krijuan turma të mëdha".

Refugjatët, megjithëse lodhja mezi i lejonte të ngriheshin, iu përgjigjeshin pyetjeve të shumta të gazetarëve.

Dëshmitë e atyre ditëve të paharrueshme të ngujuar në selite diplomatike  janë të tmerrshme.

"Jashtë ambasadave - thotë Artan Vibio, 33 vjeç nga Tirana - ishte një luftë e vërtetë guerile me dhjetëra të plagosur dhe qindra të arrestuar. Policia godiste pa mëshirë të gjithë ata që kërkonin strehim në ambasadat e Tiranës".

Ndërkohë mëngjesin e djeshëm, në orën 11.30, treni i parë (me dymbëdhjetë vagona) u largua me rreth 840 mërgimtarë shqiptarë, për t'i transportuar ata në Republikën Federale të Gjermanisë. Në orën 12.20 u nis një tjetër autokolonë me 400 pasagjerë dhe dy rimorkio me ushqime dhe pajisje të ndryshme. Një gjest solidariteti për refugjatët erdhi nga Siçilia ku kryetarët e disa bashkive me origjinë shqiptare ofruan të gjithë disponueshmërinë e tyre për të pritur refugjatët shqiptarë.

Foto nga një gazetë Italiane e kohës 'La Provincia'  për mbërritjen e shqiptarëve në vendin fqinj
 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasanaj Besnik: 15/07/2020 12:04

    Atë ngjarje e kam përjetuar

    Përgjigju
  • Alniku: 15/07/2020 07:32

    E lexoj dhe lotët më rrjedhin

    Përgjigju
  • Bepi: 15/07/2020 02:21

    Mirnjohje Italis edhe italianve per mik pritjen

    Përgjigju
  • Landi: 14/07/2020 23:33

    Po filmin Scarface me protagonist shqiptar kur do e realizojne? Se materiale ka mjaft, sa Tony Montana ka prodhuar Shqiperia, do kishte material per 20 filma

    Përgjigju
    • Www: 15/07/2020 07:47

      Ke harru skiftera, qe na e nxine faqen.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi