'14 maji'/ Kandidati Ermal Dredha prezantohet me strukturat e PS në Vlorë: Do të jem pranë qytetarëve të thjeshtë në qytet e në fshat

'14 maji'/ Kandidati Ermal Dredha prezantohet me strukturat e PS në Vlorë: Do të jem pranë qytetarëve të thjeshtë në qytet e në fshat

Kandidati Ermal Dredha

VLORË- Këtë të martë është prezantuar kandidati socialist për bashkinë e Vlorës para strukturave të PS Vlorë, Ermal Dredha. Dredha shoqërohej nga kreu i PS-së Vlorë Admir Malaj dhe drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi. Takimi është çelur nga koordinatori Klosi i cili vlerësoi figurën e Dredhës.

Sipas Klosit garën socialistët nuk e kanë me kundërshtarët politikë pasi nuk flitet më për PD, rivalen historike të Ps.

Klosi ka vlerësuar kontributin e PS në mbarë vendin, ndërsa  është ndalur dhe në  investimet e qeverisë në Vlorë.

“Ermal Dredha është një prej jush”, është shprehur Klosi.

Nga ana tjetër, Dredha është shprehur falenderues për strukturat socialiste që votuan emrin e tij, ndërsa konfirmoi gatishmërinë e tij për të qenë 24 në 7 pranë qytetarëve.

“Do të jem pranë qytetarëve të thjeshtë në qytet e në fshat”, tha Dredha.

Më pas takimi ka vijuar me dyer të mbyllura me porosi për fushatën që starton në 11 prill. 

Dredha mbante postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.

B.K./Shqiptarja.com

Komente

  • Xhuri furi: 06/04/2023 20:35

    Malo foltorja duku te japim nje kulac 5 lekesh.fugoni niset tek xhamija ora 11.

  • Malo: 29/03/2023 02:14

    Karriere pasur .... si i biri i nje kolltukofagu. Dhe e emerojne kandidat qe te hedhe firmen per mafien e Rames.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?