14% më shumë vizitorë nga Kosova, në 7-mujorin e parë të vitit

14% më shumë vizitorë nga Kosova, në 7-mujorin e parë të vitit

Vizitorët nga vendet e rajonit përbëjnë rreth 60% të numrit total të vizitorëve të huaj për këtë vit, që kanë hyrë në Shqipëri. Shtetasit nga Kosova, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri.

Sipas INSTAT për 7 mujorin e parë të këtij viti, hynë në Shqipëri më shumë se 1 milion shtetas nga Kosova, me rritje prej gati 14%. Turistët nga Kosova përbënin 34% të totalit të hyrjeve të vend.

Të dytët janë maqedonasit, në 372 mijë për 7-mujorin, me një rritje prej 3,4%. Më pas vijojnë shtetasit grekët me 311 mijë, italianët 159 mijë, anglezët 223 mijë, malazezët me 216 mijë shtetas dhe polakët me 76 mijë vizitorë që kanë hyrë në vendin tonë gjatë kësaj periudhe.

Sezoni veror tregon që sektori i turizmit është i orientuar drejt një tjetër viti pozitiv, duke rritur edhe peshën e tij në ekonominë e vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri afro 1.9 miliardë euro për vitin 2018/ATSH

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni për Shëndetësinë/ PS miratoi planin pa opozitën, Vokshi: U shkel ligji

Komisioni për Shëndetësinë/ PS miratoi planin pa opozitën, Vokshi: U shkel ligji