Shkoi nga Kruja në Ballsh dhe mashtroi qytetarët për 4 ditë, në pranga i moshuari që përfitoi dhjetëra mijëra euro

Shkoi nga Kruja në Ballsh dhe mashtroi qytetarët për 4 ditë, në pranga i moshuari që përfitoi dhjetëra mijëra euro

Foto ilustruese

BALLSH- 70-vjeçari nga Thumana e Krujës, i hetuar dy herë më parë për mashtrim ka gjetur një mënyrë të shpejtë për të bërë para, duke mashtruar qytetarët me premtimin se do i punësonte në një firmë që ndërtonte rrugë, ku sipas policisë, H.Sh., u ka marrë  nga 1400 euro deri në 10 mijë euro disa personave.

Operacioni 'Premtimi' ka vënë në pranga të moshuarin që prezantohej si menaxher i një firme ndërtimi të rrugëve dhe në banesën e tij të marrë me qira janë sekuestruar një sasi parash, dokumente noteriale dhe dokumente të tjera.

Sipas informacionit të policisë 70-vjeçari për 4 ditë, nga data 23 tetor deri dje ka mashtruar shumë persona në Ballsh dhe ka marrë disa dhjetëra mijëra euro.

Tashmë i moshuari do të përballet me hetimet për mashtrim, akuzë kjo, e cila nuk e mban dot në qeli 70-vjeçarin për shkak të moshës mbi 65 vjeç.

B.K./er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet