148 vjetori i lindjes së poetit At Gjergj Fishta, për nder të tij do ndërtohet një memorial në Lezhë (VIDEO)

LEZHË- Përkujtohet me një aktivitet në Lezhë, 148 vjetori i lindjes së poetit ‘At Gjergj Fishta, ku morën pjesë autoritete të shumta vendore e qendrore, studiues, historianë, shkrimtarë dhe qytetarë të Lezhës. Në ditën e lindjes së poetit,  kryefjalë ishte sërish banesa e rrënuar dhe e lënë në harresë e kësaj figure që i dha kaq shumë letërsisë shqiptare. Për këtë Ministrja e Kulturës Elva Margariti në fjalën e saj tha se përveç ndërtimit të shtëpisë ku u lindi dhe u rrit Fishta, do të ndërtohet edhe një memorial në nder të tij.


Muzeu etnografik në Lezhë
 

"Nuk mjaftojnë vetëm fjalët, as veprat e shkruara në letër as takime të tilla dhe as librat në bibliotekë. Të flasësh për Fishtën duhet të njohësh jetën e tij dhe të njohësh jetën e tij duhet të prekësh në vendet që ai ka shkelur. Pra le ta nisim këtë iternerar, këtë rrugëtim me stacionin e jetës së tij në ish-banesën ku ka lindur më 23 tetor të vitit 1871 në fshatin Fishtë të Zadrimës në Lezhë. Atje më tepër se një shtëpi muze ka nevojë të kemi një memorial . Kemi nevojë që të lidhemi jo vetëm fizikisht, por shpirtërisht. Ku të kujtojmë Gjergj Fishtën dhe jo vetëm faktin se aty ndodhet një shtëpi", tha Margariti.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se kemi arsye të krenohemi me figurën e Fishtës, por kemi edhe detyrim për ta nderuar dhe respektuar atë. Prandaj Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Kulturës është e gatshme të financojnë ndërtimin e shtëpisë së Fishtës dhe shumë shpejt ai do të ketë shtëpinë e vet.

"Ne kemi arsye të krenohemi, por kemi edhe detyrim. Që të bëjmë çfarë është e mundur që kjo figurë aq komplekse të respektohet e të nderohet duke u bërë çfarë është e mundur që të kompensojmë ato që  deri sot nuk i kanë bërë. Kryeministri Edi Rama, Ministria e Kulturës janë të gatshëm të ndërtojnë shtëpinë e Fishtës. Jemi në hapat e fundit të një marrëveshje apo të zgjidhjes së këtij problem. Shumë shpejt Fishta do të ketë shtëpinë e tij", tha Ndreu.

Nga aktiviteti për 148 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës

Në aktivitetin për 148 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës nuk munguan poezitë dhe këngët në nder të tij. Ndërsa Bashkia e Lezhes për të parën herë pas 30 vitesh ka hapur dyert e muzeut etnografik. Në këtë muze janë prezantuar elementet më përfaqësues të kulturës së Lezhës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 24/10/2019 05:45

    Per nder te tij duhet te rikontruktohet shtepia tij si esht duke rende Brenda dita dites ,jo me vu ni cop kartoni me emer te tij ai quhet shnderu jo nderu .

    Përgjigju
  • edi: 24/10/2019 02:02

    Kolosi i vertete dhe Gjigandi i Mencurise Diturise dhe Beses ne tere historite e Kombit Shqipetar ,se fundi ca e vonuar por e realizuar nga Ministria e Kultures dhe Qeverise Shqiupetare , qe sollen Gjeniun ,Mendimtar e Patriot ne Driten e Humanizmit eshte nje nder i madh ,qe i behet Kombit dhe Shqipetareve. Mencuria dhe Filozofia e At Pader Gjergj Fishtes ti lihet Brezave te rinj . Krenaria e Kombit ,qe njohu dhe perfaqesoi Shqipetaret ne Europe dhe Boten e Civilizuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen