14-vjeçarja denoncon mësuesin për ngacmim seksual në Skrapar: Policia shoqëron 62-vjeçarin, nis hetimet

14-vjeçarja denoncon mësuesin për ngacmim seksual në Skrapar: Policia shoqëron 62-vjeçarin, nis hetimet

Foto ilustruese

Emisioni “Fiks Fare” ka publikuar dëshmitë e një 14-vjeçareje dhe familjarëve të saj për ngacmim seksual në shkollë. E mitura tregon se mësuesi e puthi në buzë me forcë. Gjyshja e të miturës tha se kishin frikë të bënin denoncim, sepse djali i saj është i vetëm, ndërsa fisi i mësuesit ka shumë meshkujt të rinj.

Ndërkohë halla tregoi se dëgjoi zërin e mbesës që bërtiste në shkollë ndaj shkoi me vrap te ajo. “E dëgjova që bërtiste, e dëgjoi gjithë fshati ndaj shkova me vrap, mësuesit i thashë si nuk të vjen turp” tregon halla për Fiks Fare.

Mësuesi Servet Bejo mohon ta ketë bërë këtë gjë, sipas tij duke qenë se ka probleme hasmërie me familjen e nxënëses, ata po hakmarren, dhe se halla e vajzës ka shkuar atë ditë në shkollë me thikë. Ai pretendon se ka lajmëruar edhe specialistin e Policisë së Zonës, Zenel Koçin, por ai i ka sugjeruar t’i sheshojnë vetë gjërat.  Ky I fundit mohon kategorikisht të ketë dijeni për këtë situatë dhe të jetë telefonuar nga mësuesi.

Një banor që nuk donte të identifikohej tha se kanë konflikt dy familjet, pasi halla e vajzës kërkon të vendosë kunatin e saj mësues të shkollës.

Ngjarja e pretenduar nga nxënësja ka ndodhur më datë 10 nëntor, në shkollën 9-vjeçare të fshtatit Barç, Skrapar, ku mësonin 5 fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe kishin vetëm një mësues, Servet Bejo, i cili është banor i fshatit.

Drejtoresha e Zyrës Arsimore Skrapar, Albana Bakiasi e kontaktuar nga Report TV tha se shkolla e Barçës ka qëndruar 6 ditë pa mësim. “Pasi shpallëm vendin vakant dhe pritëm të gjitha procedurat ligjore më datë 18 nëntor kemi prezantuar mësuesin e ri dhe mësimi vazhdon normalisht”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njoftoi të premten (18 nëntor) se Servet Bejo, mësues në shkollën e fshatit Barç të Skraparit, u shoqërua në komisariat dhe po vijon hetimi për të, në gjendje të lirë për “ngacim seksual”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar e kanë shoqëruar menjëherë shtetasin S. B.(mësues), në ambientet e Komisariatit. Gjithashtu, në ambientet e DVP Berat, i është marrë deklarata nxënëses 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates. Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Skrapar, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës