14-vjeçarja rrezikon të mbytet në Sarandë, shpëtohet nga roja bregdetare! Turisti: Shërbimi i urgjencës u përgjigj me vonesë

14-vjeçarja rrezikon të mbytet në Sarandë, shpëtohet nga roja bregdetare! Turisti: Shërbimi i urgjencës u përgjigj me vonesë

Foto ilustruese

SARANDË- Një 14-vjeçare ka rrezikuar mbytjen në Plazhin e Centralit  në Sarandë. Adoleshentja Z. M 14 vjec nga Gjirokastra është nxjerrë nga uji nga rojet e plazhit të ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, të cilët kanë telefonuar ambulancën dhe Policinë.

Sipas një pushuesi, shërbimi i urgjencës ka vonuar të përgjigjet dhe se linjat dilnin të zëna. Sipas mjekëve në Spitalin e Sarandës, 14-vjeçarja po merr ndihmën mjekësore dhe gjendja e saj vlerësohet jashtë rrezikut për jetën. 

Fatmirësisht ky është një nga ato rastet që kanë përfunduar me fund të lumtur, pasi në ato momente ka pasur roje bregdetare. Report Tv prej ditësh ka raportuar për këtë problematikë, për mungesën e rojeve bregdetare, por nuk ka pasur një reagim të mirëfilltë, pasi ende sot ka plazhe që kabinat janë bosh. Në të gjitha vijën bregdetare nevojiten 250 vrojtues, por aktualisht janë vetëm 70 persona të certifikuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv