15 antikuarë ekspozohen në Kalanë e Tiranës, çelet ekspozita 'thesare nga biblioteka e arkivit', Margariti: U ekspozua 1 bibliotekë e fshehur për 30 vite

Të fshehura për vite me radhë për sytë e publikut , 15 antikuarë që ruhen në Arkivën Qëndrorë të Shtetit janë shfaqur këtë herë në ekspozitën” Thesare nga Biblioteka e Arkivit” në Kalanë e Tiranës. Bëhet fjalë për vepra të shenjta,  fjalorë disa gjuhësh dhe vepra artistike që datojnë  nga viti 1860 deri në fund të shek XIX

Për Ministren e Kulturës Elva Margariti ekspozita të tilla, janë një vlerë e shtuar dhe një mundësi e mirë për të qenë më afër studiueve, nxënësve dhe të gjithë të interesuarve.

“Zbulova me kënaqësi se edhe në Arkivin e Shtetit po njësoj gjatë vitit të pandemisë është bërë një punë e palodhshme e cila ka nxjerrë në pah akoma dhe më tepër pasurinë dhe të gjithë thesaret e bibliotekës, një bibliotekë e fjetur për 30 vite”, tha Margariti.

Drejtor i Arkivave, Ardit Bido i konsideroi këto antikuarë një pasuri të rrallë të kombit tonë.

"Këto antikuarë janë një pasuri e rrallë e kombit tonë e cila ka qenë e fshehur nga sytë e publikut për vite të tëra. Prej një viti, kushdo që dëshiron të shikojë libra të rrallë si këto që nuk i gjen dot as në Bibliotekën Kombëtare e ka të mundur të vijë në bibliotekën e arkivit dhe t’i studiojë ato", tha ai.

Ekspozita “Thesare nga Biblioteka e Arkivit” do të qëndrojë e hapur në datat 15 dhe 16 qershor në Kalanë e Kryeqytetit për vizitorët e interesuar mbi historikun e këtyre veprave.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar