15 propozime të biznesit për rimëkëmbjen! Fond 500 mln euro për kreditimin e bizneseve, hapje transportit me dy fasha apo krijimi i bankës së zhvillimit

Paketa e tretë ekonomike duhet të jetë patjetër e përqendruar biznesi dhe mundësia për ti krijuar atij likuiditetin e nevojshëm që të rrisë kapacitetin e tij prodhues, dhe jo vetëm të mundohet të shpëtojë vendet e punës.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë ka hartuar një draft me propozime për qeverinë për masat që duhet të ndërmarrë për të ndihmuar realisht rimëkëmbjen e biznesit dhe ekonomisë në tërësi. Sipas draftit që Report TV e disponon duhet të pezullohet parapagimi i TVSH-së në doganë për importin e mallrave, të rimbursohet menjëherë TVSH-ja e prapambetur apo të shtyhen deri në fund të vitit 2020, te gjitha pagesat për taksat dhe tarifat për pushtetin vendor.

Po ashtu ekspertët e dhomës i qëndrojnë kërkesës së tyre për reduktim deri në 20% të çmimit të energjisë dhe të ujit deri në fund të këtij viti. Edhe pse kreditë u shtynë edhe me tre muaj, sipas draftit të propozuar shtyrja e pagesave te kredive apo overdrafteve të jetë deri ne fund te vitit 2020 ne te gjithë sistemin bankar, si dhe te mundësohet aksesi për hua me interes  jo me te larte se 0,5%  me procedura te përshpejtuara. Kërkesa e radhës është heqja e protokollit të kuq për sektorin fason pasi sipas tyre është jo realist dhe i  pazbatueshëm në praktikë.

Si një nga sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19, ata propozojnë edhe përjashtimin nga pagesa e taksës, sektori te Hotelerisë/turizëm (lek/krevat). Nga ana tjetër është edhe situata e krijuar me transportin publik, ku sipas draftit tashmë duhet të fillojë puna e transportit me dy fasha orare për lëvizjen normale të punonjësve ne sektorët e industrive prodhuese në mëngjes 06.00-07.30 dhe në drekë 16.00-17.30. po për këtë sektor propozohet shtyrja e taksave vjetore, siguracioneve dhe licencave  të autobusëve së paku me 6 muaj, si dhe të ofrohet  për transportin publik blerja e naftës pa akcize, deri ne fund te vitit 2020.

Pjesë e paketës së tretë për rimëkëmbjen pas COVID-19, është thënë nga Ministria e Financave që do të ketë një garanci të tretë sovrane, e cila do të mbështes më tej bizneset. Por sipas Dhomës së Tregtisë kjo garanci duhet të ofrohet me një normë interesi jo më të lartë se 0.2%, dhe për ata biznese që marrin kredi për pagat e punonjësve të mos aplikohet normë interesi. Ndër të tjera thuhet se pagesat e saj të vazhdojnë në janar 2021, ku kësti i shlyerjes mujore nuk duhet te jete me i larte se 20% e fitimit mujor te realizuar nga kompania kredimarrëse. Pjesë e garancisë duhet të jetë edhe sektori bujqësor.

Pjesë e paketës së tretë asaj të rimëkëmbjes duhet të jetë një fond garancie prej 500 milionë euro për të kredituar sektorët ekonomik,  dhe të jetë funksional deri në 5 vjet, dhe të krijojë kushte lehtësuese kreditimi, për një periudhe mospagimi deri ne 1 vit, me interesa 0- 1 %.

Masa të tjera që duhet të ndërmerren janë edhe emetimi i obligacioneve, hua të marra në tregun e brendshëm, si dhe të krijohet banka kombëtare e zhvillimit, e cila mund të kreditojë bizneset në sektorët prioritarë. Financimet nga kjo banke duhet te shkojnë vetëm për projektet qe gjenerojnë punësim dhe stimulojnë zhvillimin.  Pika tjetër shumë e rëndësishme është edhe amnistia totale e parasë së padeklaruar për një periudhë të caktuar për shtetasit shqiptarë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinioni im: 06/06/2020 16:10

    Ore..keto Pazare alla Turka,si ne Afganistan..,qe jane ne Toke t'zanun Publike...,ish Fusha Sportit 5 Maji...etj ,,,duhen hedhur pertoke e prishur si Tregu Elektrik..,iku koha e viteve '90..Pastaj jane konkurrence jo e ndershme e dyqaneve...(le te marrin dyqane me qera...Pazari mund te jete i levizshem,me Furgona,1 here ne jave ne Lagje e Qytete te Ndryshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!