15 vite burg nëse thyen karantinën, deputetja e PS në Repolitix: Nuk janë fakt i kryer, propozimet do diskutohen

TIRANE-Deputetja socialiste Edlira Bode, që propozoi ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e masave dhe karantinës që parashikojnë dënime shumë të ashpra deri në 15 vite burg, u  shpreh në një prononcim për emisionin Repolitix në Report Tv se nuk janë fakt i kryer, por propozime duke nënkuptuar se mund të ketë ndryshime gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare.

"Janë të ashpra, por do të doja ta kishim të qartë situatën që po kalojmë. Nuk është shaka, por luftë. Na ka gjetur pa përgatitur, është shumë e rëndë, po kalon me humbje jetësh. Unë kam bërë vetëm propozime. Sepse kam parë gjithë ditën që paraqiten si fakt i kryer, këto janë propozime.

Nuk janë vetëm në vendin tonë, nuk është Shqipëria vendi i vetëm, kam parë legjislacionin e vendeve të tjera. Por është një propozim që duhet ende të diskutohet, do të ndjekë të gjithë rrugën që ndjekin, do të konsultohen me grupe interesi, me organet e drejtësisë që kemi, me shoqërinë civile, me kolegët deputetë, komisionet" tha ajo.

Deputetja tha se nismën për të propozuar draftin me ndryshime e mori nga fakti që në Kodin Penal po ndërhyhet sa i përket dhunës në familje. "Nuk është prekje e Kodit për këto dy nene, por meqë parashikohet të preket në kuadër të një nisme tjetër propozova të preket, pasi Kodi Penal është propozuar të preket lidhur me dhunën në familje" tha ajo.

Mjeke në profesion, Bode tha se është në pritje të thirrjes nëse do të ketë nevojë për të veshur bluzën e bardhë përballë kësaj situate. "Të gjithë kemi thënë se jemi gati nëse do të jetë e nevojshme. Jemi në pritje për t'u thirrur nëse do të jetë e nevojshme" tha ajo. Por çfarë parashikojnë propozimet në Kodin Penal? (Lexo këtu të plotë)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet