15 vjet në UNESCO, Gjirokastra vuan mungesën e turistëve si pasojë e pandemisë (VIDEO)

15 vjet më parë qyteti i gurtë hyri në regjistrin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.  Në 2005 Gjirokastra u shpall  "Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore" në rrezik dhe sot qyteti ëhstë i restauruar, por i 'heshtur' për shkak të pandemisë, ku vizitorët janë të pakët në rrugët e saj me kalldrëm.

 Për kryebashkiakun  e Gjirokastrës, i cili është njëherësh edhe mjek, zemra nuk është vetëm për t'u kuruar por edhe për mbajtur pasuritë e shpirtit.

“Gjirokastra pret shumë nga ne. Si mjek mendja më shkonte tek stetoskopi. Stetoskopi im për Gjirokastrën është zemra ime. E zemra ime më shkon për Gjirokastrën. Sa të kemi jetë do të na rrahë për të punuar për këtë pasuri”, u shpreh kryebashkiaku Flamur Golemi.

Gjirokastra nuk shquhet vetëm për trashëgiminë kulturore por edhe kulinarinë. Tradita e shijes iu ofrua edhe vizitorëve ndonëse të pakët për shkak të situatës së koronavirusit.

“Është hera e dytë që marr pjesë. Ka pasur më shumë turistë. Po i përshtatemi situatës. Situata e qetë. Unë jam prodhues i mjaltit dhe bukës me mjaltë. I bëjmë në mënyrë artizanale. Kam 15 vjet që merrem vetë. E kemi traditë që nga 75-sa. Promovim kam pasur goxha. Unë i shes me klientë por edhe nëpërmjet internetit”, tregoi një prodhues mjalti .

“Kam shumë kohë që marr pjesë në panaire. Panairet janë të domosdoshme. Situatë e vakët”, u shpreh një tjetër.

“Merremi me gatime të zonave. Pandemia na mbylli shumë. Na bllokoi aktivitetin,. Ne përçojmë traditën në të gjithë Shqipërinë, por sivjet jo”, tregoi një tjetër.

Një përshëndetje virtuale i erdhi qytetit të gurtë edhe nga kryeministri Edi Rama. Për të Gjirokastra po rilind dita ditës duke u shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 16/07/2020 10:33

    Mungesen e turisteve e ndjen Roma jo me gjirokastra qe per 3 ore ke pare gj.ithçka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja