‘150 vullnetarë nga Shqipëria’, zyrtarja e UEFA-s tregon detajet e ceremonisë së finales: Jemi të emocionuar

‘150 vullnetarë nga Shqipëria’, zyrtarja e UEFA-s tregon detajet e ceremonisë së finales: Jemi të emocionuar

Provat e ceremonisë së finales së Conference League

Kanë mbetur pak ditë nga finalja e Conference League, teksa po bëhen edhe përgatitjet e fundit që gjithçka të shkojë mirë. Një nga detajet është edhe ceremonia hapëse ku të përfshirë janë deri në 150 persona nën drejtimin e zyrtares së UEFA-s Niki Edipidi.

“I kemi nisur dje provat, me afërisht 100-150 vullnetarë të cilët janë nga Shqipëria. Po mësojmë me ngadalë koreagrafinë, lëvizjet dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Kemi gjithashtu një skuadër me vendas, të cilët janë skuadra e prodhimit të materialeve dhe skuadra e produksionit, skuadra teknike, të cilët janë pjesë e skuadrës tonë. Po shkon çdo gjë shumë mirë dhe çdokush është shumë i emocionuar që është pjesë e kësaj gjëje.  Duket vërtetë shumë emocionuese, pasi është një gjë që nuk ka ngjarë më parë. Është një eksperiencë që po e provojnë për herë të parë.

Teksa na shohin ne që i japim kontributin tonë të krijimtarisë dhe më pas duke e miksuar me idetë e tyre, mendoj që është vërtetë një kombinim i këndshëm,”- thotë për fshf.org, Niki Edipidi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri