Rritet numri i të infektuarve! 153 persona të prekur me COVID, 5 ndërrojnë jetë gjatë 24 orëve në vendin tonë

TIRANË- Gjatë ditës së sotme, 153 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 5 të tjerë kanë ndëruar jetë në vendin tonë gjatë 24 orëve.

Sipas njoftimit të ministrisë, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 janë në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ndërsa gjatë 24 orëve nuk kanë arritur të mbijetojnë një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani.

Gjatë 24 orëve janë kryer 836 testime dhe janë konfirmuar 153 raste, përkatësisht: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj,

Fatmirësisht 57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë përsëri këshillon të gjithë qytetraët që të respektojnë masat e të ruajnë veten e tyre dhe të personave që kanë pranë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri: Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën Ruani distancën në ambientet publike. Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19. Një apel për bizneset, institucionet, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore", këshillon Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (19 Shtator 2020)
Testime totale         78886
Raste pozitive         12226
Raste të shëruara    6888
Raste Aktive            4980
Humbje jete 358  (Qarku Tiranë 170, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë        2444
Durrës        559
Shkodër     373
Lezhë        295
Elbasan      274
Korçë         237
Fier             222
Vlorë           189
Kukës         143
Berat           106
Gjirokastër    69
Dibër             69

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!