Bie numri i infektimeve, 1,562 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 9 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,642 të tjerë

Bie numri i infektimeve, 1,562 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 9 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,642 të tjerë

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,562 raste të reja me koronavirus nga 5,779 testime të kryera. Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Kruja 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-73 vjeç, një qytetare nga Kavaja 71 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 85 vjeç. 

Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të rasteve dhe rritje të numrit të viktimave. Dje u shënuan 2,156 të infektuar dhe 5 të vdekur. Sakaq, në të gjithë vendin janë 23,419 raste aktive me COVID ndërsa 1,642 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 127 pacientë ndërsa 9 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja gjatë këtyre 24 orëve u regjistruan në këto bashki; 671 në Tiranë, 69 në Vlorë, 66 në Shkodër, 62 në Berat, 59 në Durrës, 54 në Gjirokastër, nga 50 qytetarë në Fier, Lushnje, 34 në Elbasan, 32 në Sarandë, 26 në Kamëz, 25 në Kuçovë, nga 24 qytetarë në Korçë, Krujë, 20 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Pogradec, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, nga 14 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Tepelenë, Gramsh, nga 12 qytetarë në Kukës, Divjakë, nga 11 qytetarë në Peqin, Devoll, Patos, 10 në Tropojë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Delvinë, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, 6 në Dibër, nga 5 qytetarë në Shijak, Belsh, nga 4 qytetarë në Librazhd, Libohovë, Has, nga 3 qytetarë në Pukë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Poliçan, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Finiq, Maliq, Prrenjas. 

Statistika (26 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         1562
Të shëruar në 24 orë      1642
Të shtruar në spitale       127
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 5779 

Testime totale              1,643,091
Raste pozitive                 252,577
Raste të shëruara             225,835
Raste Aktive                      23,419
Humbje jete                         3,323 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë            10896
Fier                 1902
Shkodër         1861
Elbasan          1514
Vlorë                1419
Durrës             1338
Gjirokastër      1241
Korçë               937
Berat                 925
Lezhë                824
Kukës                 305
Dibër                  257

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete