16 ditë me temperaturë, biznesmeni shqiptar në Francë tregon momentet më të vështira (VIDEO)

Saimir Deda është një biznesmen shqiptar prej vitesh me aktivitetin e tij në Lyon të Francës. Prej 16 ditësh ai kaloi temperaturë të lartë, mbi 38 gradë celcius, por fatmirësisht frika e tij se mund të ishte prekur nga COVID-19, mbeti vetëm e tillë. Pas kryerjes së analizave dhe vizitave, rezultoi që ishte thjesht një virus gripal sezonal. Megjithatë, situata e vështirë që ai kaloi e ka bërë të rrisë edhe më shumë masat mbrojtëse për të mos pasur risk infektimi nga COVID-19. Në një lidhje me Skype për Report Tv, biznesmeni Saimir Deda ishte i pajisur me maskë, teksa paraqitë një panoramë të situatës në Francë me koronavirusin. Ai tha se transporti publik e metrotë janë të boshatisura.

Njëjtë si në Shqipëri, edhe Franca ka marrë masa për të mbështetur biznesin e vogël dhe të madh.

"Qeveria ka nxjerrë fonde emergjence edhe për biznesin e vogël edhe për të madh, miliona euro janë hedhur që mos të bien në krizë për punëtorët, për taksat. Tek restoranti i parë i imi janë 7 punëtorë që deri me datë 17 i kemi ne pagesat detyrimit, derisa qeveria nxori urdhrin e karantinimit.  Pjesa tjetër është krijuar fondi nga qeveria, janë kontabilistet që çojnë dokumentacionin aplikojnë në atë faqen që kanë nxjerrë", shpjegoi Deda.

Megjithatë, më e rëndësishme për të, është vetë jeta. "Biznesi ngrihet prapë", thekson ai.  

"Uroj që edhe Shqipëria ta kalojë gjithë këtë situatë e mos të ketë viktima, uroj shërim të shpejtë të prekurve. Unë kam njerëz në Shqipëri, por deri tani janë mirë me shëndet, kjo është kryesorja", përmbyll lutjet e tij biznesmeni Saimir Deda.

Franca regjistron deri më tani mbi 8 mijë e 900 vdekje me COVID, ndërsa të prekur janë gati 99 mijë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë