TIRANE-Policia e shtetit deklaron se 1600 punonjës policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike dhe ato bregdetare.
"Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike dhe ato bregdetare përgjatë sezonit turistik veror 2020, Drejtoritë Vendore të Policisë, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, kanë vënë në dispozicion forcat dhe mjetet policore që do angazhohen me shërbim në zonat turistike/plazhe.
Janë rreth 1,600 punonjës policie, nga Sektori i Rendit Publik, Sektori për Krimet, Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit. Në dispozicion të këtyre forcave do të jenë 180 mjete (autovetura, furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese)".
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar të gjithë strukturave policore angazhim maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, në plazhe, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërhyrjen në kohë të shërbimeve të Policisë për të parandaluar ngjarjen të mundshme kriminale apo për të normalizuar trafikun në raste fluksi.
Gjithashtu, po sipas njoftimit, shërbimet e policisë duhet të "mbajnë maskat, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të qytetarëve, pasi duke marrë parasysh shifrat e të prekurve nga virusi, duhet vlerësuar edhe kjo masë shumë e rëndësishme".
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
14.9%
-
Të vogla
67.2%
-
Nuk e di
18%
Vota total: 323
Lajme të tjera
-
Kumbaro thirrje operatorëve të turizmit detar: Asnjë subjekt nuk mund të ofrojë shërbime pa u certifikuar
27 Mars, 11:53
-
Shifra rekord/ Të ardhurat nga turizmi arritën në 4.1 mld euro vjet! Optimizmi rritet edhe për 2024, në janar-shkurt hynë në vend 970 mijë të huaj
25 Mars, 15:58
-
Turizmi rural dhe bukuritë natyrore shqiptare në fokusin e medias gjermane
25 Mars, 14:00
-
VIDEO/ Për 1 javë, gjobiten 30 mijë e 376 shoferë në gjithë vendin! 30 në pranga, pezullohen 74 leje drejtimi
25 Mars, 09:50
-
Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Është me bukur se Spanja, ejani shijojeni
23 Mars, 15:28
-
Ligji i ri për Policinë/ Për herë të parë mbështetje psikologjike për efektivët! Eprorët detyrë t’i marrin armën efektivit që shfaq probleme
22 Mars, 14:58
-
Siguria kibernetike, ministri Balla viziton Departamentin për Teknologjinë dhe Informacionin së bashku me ambasadorin britanik
19 Mars, 15:36
-
Ligji i ri për policinë e shtetit, ata me 30 vjet punë mbyllin karrierën 55 vjeç! Përfitojnë 70% të pagës deri në moshën e daljes në pension
19 Mars, 15:24
-
Report Tv siguron draftin/ Kreu i policisë, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve zgjidhen me konkurs! Përgjysmohet koha e qëndrimit në komisariat pas shoqërimit
17 Mars, 13:13
-
88 kryekomisarë test me shkrim për gradën drejtues
15 Mars, 14:25
-
Merr fund ‘parajsa’ në Dubai? Ministri: Marrëveshja për ekstradimet do nënshkruhet pas disa javësh! Ndryshojmë edhe ligjin për Policinë
5 Mars, 10:18
-
Bilanci i policisë gjatë shkurtit: 40 të arrestuar për dhunë në familje! 467 persona të vënë në pranga nga operacionet ‘Tempulli’ e ‘Sundimi i Ligjit’
4 Mars, 09:14