17-vjeçari në Lezhë u bë vrasës, pajtuesi i gjaqeve: Fokusi janë gjithnjë fëmijët e ngujuar, neglizhohen të miturit e dëmtuar! Kemi pajtuar 40 familje, 30 të tjera ende në gjak

TIRANË- Historia e 17-vjeçarit, Florian Pervathit që u shndërrua në vrasës për të marrë gjakun e babait, nxjerr në pah një tjetër problematikë, faktin që shumë pak merren me psikologjinë e një fëmije të dëmtuar, pjesa më e madhe e vëmendjes i kushtohet të ngujuarit. Pajtuesi i gjaqeve, Pjetër Gjoka thotë se ky është edhe problemi në rastin e Florian Pervathit, që askush nuk u mor me të, i cili humbi nënën dhe babanë në një ditë.

Në studion e  'Studio Live' në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Gjoka, por edhe psikologia Jonida Haxhiu thotë se Floriani nuk ka marrë vëmendjen e duhur as nga shoqëria dhe as nga institucionet.

"Merren shumë pak me fëmijët e dëmtuar, trajtojnë më shumë fëmijët e ngujuar dhe me këtë merren më shumë institucionet, kërkohet asistencë të psikologut, nuk funksionon", shprehet Gjoka.

"Nuk është trajtuar psikologjikisht, ne si shoqëri e kemi të vështirë të kuptojmë që psikologu nuk është luks. Ne e kemi të vështirë të pranojmë që psikologu është i nevojshëm, është i vështirë që në situata traumatike psikologu është kryesori, themi do të kujdesen dajat, të afërmit, në fakt nuk është kështu", tha Haxhiu.

Ai ka treguar me detaje se si ndodh një pajtim gjaku, ku vë theksin se deri tani ka pajtuar të paktën 40 familje, e ndërsa 30 të tjera janë ende të ngujuara. Gjoka ka deklaruar se kjo është një procedurë e gjatë, që kërkon shumë kohë e që në ndihmë u vijnë njerëzit e afërm të dy familjeve.

"Kemi sukses, kemi bërë disa pajtime, praktike e pajtimit të gjakut, është komplekse e gjatë, do kohë, se të falësh gjak është gjëja më e madhe, do kohën e vet, do përkushtim, ka disa, mbi 40 familje të pajtuara. Si praktikë ne fillimisht si mision, studiojmë dy familjet që janë në konflikt, e studiojmë dhe përpiqemi të gjejmë njerëzit më të afërm të familjes, sidomos asaj të dëmtuarës, që të ndihmohemi nga këto nisma, dhe aty përqendrohet puna. Pala e dëmtuar nuk bën kërkesë, bën pala që ka dëmtuar, kryesisht e kërkojmë vetë, ne ngulim këmbë dhe bëjmë atë që kemi bërë. Të shkosh te pajtimi do të thotë, që përveç misionarëve, kemi aktivizuar edhe njerëzit më të afërm, që janë lidhje gjaku, miqësie dhe i përdorim që të shkojmë te pajtimi dhe kur bie dakord për falje, bëjmë akt pajtimin, e firmosin palët, e bëjmë ekspozim, përdorim edhe median për këtë çështje, firmoset dhe u jepet aktpajtimi, çdo konflikt dhe pajtim të përforcohet edhe me dorëzanë, që firmosin dhe ato që janë garantë, që janë këto në mes dhe janë të përjetshëm, brez pas brezi.  Lezha është zonë e qetë ku ka funksionuar më mirë misioni, ne jemi më të qetë, kemi mbi 30 familje të ngujuara, por jo të gjitha kanë ndodhur në Lezhë, mund të kenë ndodhur në Malësi të madhe, Tropojë, familjet e ngujuara kanë ardhur dhe strehohen në Lezhë dhe përpiqemi t'i asistojmë", tha Gjoka.

Në rastin e Florianit, pajtimi nuk ka ndodhur sepse në familjen Pervathit nuk kishte një palë për t'u negociuar.

"Ishin vetëm fëmijët, nuk kishte palë, mbetën vetëm kalamajtë dhe komunikimi ishte i pamundur, por kemi insistuar dhe kemi kontaktuar gjyshin e Florianit, kemi kontaktuar nga fisi, xhaxhallarët, kushërinjtë. Pajtimi nuk u arrit për 1 mijë e 1 arsye, se pala e dëmtuar s'kishte palë, se kushërinjtë nuk e merrnin përsipër një gjë të tillë, nga fisi morëm një fjalë, që nuk kishin ndërmend që fisi të merrte hak, të ishin të qetë dhe kjo na dha një sigurie për atë kohë", përfundoi Gjoka në Report Tv.

Rikthimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit, për Gjokën, është një tregues i qartë se ligji nuk zbatohet te ne.

"Ne s'jemi njerëz të Kanunit, nuk i referohemi Kanunit të Lek Dukagjinit, na është rishfaqur Kanuni. Problem është ligji, por zbatimi i ligjit, janë institucionet ligjore, shteti i së drejtës dhe në këtë boshllëk", përfundoi Gjoka.  

Lezha u trondit paraditen e djeshme nga një krim për gjakmarrje. 17-vjeçari Florian Pervathi vrau me armë zjarri Lek Lekgjonajn pasi vëllai i këtij të fundit i kishte vrarë babanë në vitin 2009.

 *Përgatiti për web gazetarja Brunilda Kazani 

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/01/2022 02:05

    Nuk mjafton vetem drejtesia e cunguar,nuk mjafton vetem pajtimi i gjaqeve,duhet ndryshuar mendesia ne rradhe te pare.Dje lexova qe Florianin e morri gjyshi(njeriu me i afert per te).Por gjyshi nuk pranoi te falte gjakun nga njera ane,por as nuk e mesoi nipin te mos hakmerrej.Eshte tjeter gje te mos falesh dhe tjeter gje te mos hakmerresh.Gjyshi i tij sot nuk jeton me dhe ndoshta ka vdekur me brengen e humbjes se djalit dhe me merine dhe urrejtjen qe i vlonte perbrenda.Heshtja dhe inati i tij qe vlonte perbrenda dhe mendesia e tij dhe e shoqerise perreth, sot ka dy viktima me shume,Florianin dhe viktimen e tij,Lek Lekgjonajn,te dy viktima te mendesise kanunore dhe besoj se pas kesaj, nuk do te jene te fundit mes ketyre dy familjeve,ku te gjithe u mesojne te vene /nderin/ ne vend me gjak,ku te gjithe u mesojne te hakmerren,pa pyetur qe ne kete marrezi vriten dhe viktima te pafajshem.Por asnjeri nuk u meson te falin dhe asnjeri nuk u meson qe te mos ngrene arme edhe kur gjakun se falin dot.Do te doja qe gjyshi i ketij djalit tani te ishte gjalle dhe t'a pyesja:-Tani /nderi e gjaku/ t'u vune ne vend,por a je i kenaqur me fatin qe i pergatite nipit tend,me ngushtesine tende shpirterore?A je i kenaqur qe nipi jot do dergjet burgjeve,dhe nese ka fat te dale,mund te vritet per gjak?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen