18 ditë afat për të bërë ID, radhë të gjata në sportelet e Beratit dhe Vlorës (VIDEO)

Me 2019 shumë qytetarëve i skadojnë mjetet e identifikimit, në zyrat e aplikimit për pasaporta dhe kartë identiteti në Vlorë ka një fluks të shtuar të qytetarëve që duan të marrin shërbime.

Shpesh herë qytetarëve u duhet të rikthehen disa herë në ditë për të marrë një numër aplikimi. Disa detyrohen të shkojnë që herët në mëngjes për të ruajtur një radhë. Shkak I radhëve të gjata është dhe ardhja e emigrantëve nga Italia dhe Greqia. Qytetarët ankohen dhe bëjnë thirrje që të merren masa dhe të shtohen sportelet e aplikimit  pasi ka fluks të madh.

Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet edhe në Berat. Ku një numër I madh I qytetarëve janë dyndur pranë zyrave të aplikimit për pasaportë dhe kartë identiteti.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trala zura nje gale: 12/12/2019 22:26

    E ka shqiptari kete huq kur i vjen veza atehere kujtohet. U tha qe ne fillim te vitit 2019 qe kartat e identitetit te vitit 2009 do te skadonin ne fund te vitit 2019.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks