19 gënjeshtrat e Albert Veliut që komprometojnë kauzën e PD-së

Rrëfimi Albert Veliut, superdëshmitarit X të Partisë Demokratike, protagonist i audio-përgjimit të publikuar katër ditë më parë nga demokratët, mbart plot kontradikta dhe genjeshtra. Rrëfimi i dëshmitarit të famshëm, përpos emrit dhe moshës, pothuajse nuk ka asnjë element të vërtetë, çka mbështet tezën se, historia është një sajim për interesa të caktuara politike.

Dëshmia është e thurur keq dhe me nxitim, ku çdo fjali përgënjeshtron dhe hedh poshtë një fjali tjetër. Nuk e dimë pse gënjen, por historia e tij është ndryshe: Albert Veliu nuk është arrestuar më 2005, por, sipas dosjes italiane të tij tij që ekskluzivisht e ka gjetur Report TV, ai u arrestua në Peskara më 24 mars 2009 nga Policia, në bazë të një urdhërarresti. Nuk u arrestua për trafikimin e 12 kilogramëve kokainë, por për trafikimin e 10 kilogramëve heroinë dhe një pistolete. Heroina u zbulua në vitin 2008 dhe ai u arrestua pas një viti sëbashku me 15 bashkëfajtorë të tjerë. Në atë dosje nuk u përmend asnjëherë emri i Agron Xhafës.

Po cilat janë kontradiktat dhe mashtrimet kryesore të dëshmitarit X?

1. Kontradikta e parë dhe më e rëndësishme konsiston në blerjen e 20 kg hashash. Albert Veliu thotë se është i varfër, por megjithatë ka blerë 20 kg hashash. Si mundet që një hallexhi të blejë 20 kg hashash me vlerë 20-24 mijë euro?! Ku është sot hashashi që ka blerë Albert Veliu? Kujt ia bleu dhe ku përfundoi?!

2. Dëshmitari X pretendon se nuk kishte qëllim për ta trafikuar hashashin, pasi kishte hequr dorë nga ky aktivitet i paligjshëm. Po si mund të shpenzosh 20-24 mijë euro për blerë hashash për argëtim, kur nuk ke qëllim trafikimi? Me çfarë i ka shlyer Albert Veliu paratë që ka marrë borxh për blerjen e hashashit, kur nuk e ka shitur apo trafikuar në Itali dhe në kushtet kur thotë se është hallexhi?

3. Dëshmitari X thotë se nuk do ta trafikonte hashashin, por në të njëjtën kohë thotë se ishte bërë gati për rrugë, por u ndalua pasi parti përmbytje. “Atë ditë që u bëmë gati për rrugën u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje, deti ka qenë 7-8 ballë, më tha është vështirë, nuk vazhdohej më tej”. Nëse nuk kishte qëllim trafikimin, pse ishte përgatitur për rrugë? Nëse nuk do të binte shi atë ditë, a do ta trafikonte hashashin?

4. Kontradikta tjetër konsiston në alibinë e vënies në provë të Agron Xhafaj. Albert Veliu thotë se thjeshtë ka dashur ta vërë në provë Agron Xhafaj, pasi nuk ka patur qëllim trafikimin e hashashit. Nëse ka dashur që ta vërë në provë pse duhet ta blinte hashashin? Çfarë logjike do të kishte blerja e hashashit, kur ai paskërka pasur si qëllim thjeshtë ta provokojë?

5. Dëshmitari X i PD pretendon se i kishte mbetur qejfi, pasi kur ishte në burg, Agron Xhafaj nuk i kishte çuar një paketë cigare. Nëse i kishte mbetur qejfi për një paketë cigare, pse duhet ta vinte në provë Agron Xhafaj, duke konsumuar një vepër penale, siç është blerja e hashashit? Ku konsiston këtu akti i hakmarrjes për mosmirënjohje?

6. Dëshmitari X i PD thotë se Agron Xhafaj i ka ofruar punë për djalin. Ky pohim hedh poshtë pretendimin se Agron Xhafaj ishte treguar mosmirënjohës ndaj tij. Kur ka qenë në burg nuk i ka çuar një paketë cigare, por befas Agron Xhafaj qenka bërë zemërmirë dhe i ka ofruar punën për djalin.

7. Albert Veliu thotë se ka punuar në “grupin e Agron Xhafës” nga viti 2000 deri më 2002, ndërkohë që nga viti 2002 deri më 2009, kur, si Xhafa, ashtu edhe Veliu, kanë qenë në Shqipëri, duket se nuk kanë patur më asnjë kontakt. Kështu që nuk kuptohet se përse Veliu ka pritur ndonjë ndihmë në burg nga Agron Xhafa pas arrestimi ne 2009, duke qenë se me të kishte ndërprerë çdo bashkëpunim në fushën e drogës shtatë vjet para arrestimit të tij.

8. Kontradikta më e madhe dhe më alogjike ka të bëjë me përgjimin. Veliu thotë se përgjimin e ka bërë vetë Agron Xhafaj. Po pse Agron Xhafaj duhej të përgjonte veten e vet? Me ç’logjikë njerëzore mund ta përgjonte veten, aq më tepër në një aktivitet të paligjshëm?! Nga ana tjetër, pse Agron Xhafaj duhet të përgjonte një hallexhi, të cilin po i bënte nder?

9. Albert Veliu, një herë pohon se Agron Xhafaj ka përgjuar veten e tij, më pas thotë se Agron Xhafajn e kanë përgjuar të tjerët.

10. Një tjetër element i pabesueshëm ka të bëjë me pretendimin për ta paraqitur publikimin e regjistrimit si një sulm i Agron Xhafajt ndaj tij. “Shkoj te im bir, i kishte thënë shoku i Agronit pronarit të djalit: Shiko se babai jot është bërë figurë e njohur në Vlorë! Vete shikoj ato që shikoj se nuk marr vesh nga këto telefonat, më thanë “është zëri jot”, pronari i djalit”, thotë Veliu.

11. Nëse Veliu qenka befasuar kur ka dëgjuar regjistrimin, si ra kaq shpejt në konkat me përfaqësuesit e PD dhe pse këta të fundit këmbëngulën që t’i ruanin anonimatin?

12. Nëse Veliu nuk e ka bërë përgjimin siç pretendon, pse erdhi për t’u rrëfyer në selinë e PD? Dhe ne se nuk e ka regjistruar bisedwn kompromentuese me Agron Xhafajn, nw cfare konsiston hakmarrja e tij sic pretendon?

13. Nw rrwfimin e tij duke iu pwrgjigjur pyetjeve tw PD-sw ai pranon qw e ka dorwzuar vetw regjistrimin te Partia Demokratike pasi nuk ka besim te organet shtetwrore: Po çfarw ka dorwzuar nwse regjistrimin nuk e ka bwrw ai?  

14. Në rrëfimin e tij, Albert Veliu thotë se ka hequr dorë nga aktiviteti i paligjshëm në vitin 2000, por të njëjtën kohë pohon se ka punuar me ‘grupin e Agron Xhafajt’ deri në vitin 2002. Diferenca nuk është dy ditë apo dy muaj, por dy vjet. Çfarë paskan bërë vallë dy vjet?

15. Albert Veliu nuk është arrestuar më 2005 siç pretendon, por, sipas dosjes italiane të tij që ekskluzivisht e ka gjetur Report TV, ai u arrestua në Peskara më 24 mars 2009 nga Policia, në bazë të një urdhërarresti.

16. Albert Veliu nuk u arrestua për trafikimin e 12 kilogramëve kokainë, siç pretendon, por për trafikimin e 10 kilogramëve heroinë dhe një pistolete. Heroina u zbulua në vitin 2008 dhe ai u arrestua pas një viti së bashku me 15 bashkëfajtorë të tjerë.

17. Veliu nuk është dënuar me 15 vjet, as me 8 si pretendon ai, por dënimi për të ishte 5 vjet, me vendim të Gjykatës së Peskaras, marrë më 7 janar 2011. Albert Veliu e vuajti dënimin në Itali deri në gusht 2013, kur u dëbua drejt Shqipërisë në bazë të kërkesës së autoriteteve të Tiranës, të cilat, që nga viti 2009, kishin kërkuar ekstradimin e tij.

18. Një tjetër detaj i fshehur nga "dëshmitari X" është edhe ekstradimi nga Italia në vitin 2013, pasi ndaj tij ishte dhënë një dënim me tre vite burg nga Gjykata e Vlorës për trafikim automjetesh. Kështu, më shumë se sa një super-trafikant droge, ai ishte i njohur në Shqipëri si një hajdut makinash. Megjithatë, në rrëfimin e tij, Albert Veliu, nuk e përmend aktivitetin e dytë të paligjshëm, krahas trafikut të drogës.

19. Në dëshminë e tij ritheksohet varfëria. Po a mund të jetë i varfër një person i përfshirë dhe i dënuar për trafik droge, i përfshirë në trafik makinash dhe që blen 20 kg hashash me vlerë 20-24 mijë euro, thjeshtë për një provokim?!

Mashtrimi

Rrëfimi i dëshmitarit të famshëm, përpos emrit dhe moshës, pothuajse nuk ka asnjë element të vërtetë, çka mbështet tezën se, përgjimi është një sajim për interesa të caktuara politike.

 

Bie kauza

Dëshmia është e thurur keq, ku çdo fjali përgënjeshtron dhe hedh poshtë një fjali tjetër. Ky rrëfim-mashtrim dobëson më tej kauzën e Partisë Demokratike si dhe i ulë besueshmërinë dhe seriozitetin në sytë e opinionit publik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Topanaja: 18/05/2018 22:56

    Ky eshte nje ordiner qe te bn nje ore moral vetm per te te mar nje cigare , do vetm raki dhe te luaj gara me qene dhe lloto , habitem si mund te meren x baz fjalet e ktij babales hahaha

    Përgjigju
  • vlonjati: 18/05/2018 17:31

    Na lodhet me kete idiotin, ka mbushur gjithe mediat dhe gazetat,jepini nje bidon me raki ,qepe e hudhra qe te rri tere kohen tap e mos ta perdore njeri per keto maskaralleqe.SHQUP-it e shqupsave i vini drynin dhe prangat e mos te kakarisin si kukuvajkat.SHQIPERIA DO TE BEHET DUAN APO NUK DUAN KRIMINELET DHE HAJDUTET PARTIAKE E POLITIKE,se kriminelet ordinere po u futen ne burg "kollarexhinjte" mbeten si peshku pa uje.

    Përgjigju
  • Nevila: 18/05/2018 11:45

    Tè falenderoj pafund Adriatik Doçi , sepse shkrimet dhe investigimet tuaja, janè nga mè Perfektet dhe super tè sakta! Sa pèr PDnè , duhet ti bèjmè FUNERALIN sa NUK èshtè vonè , sepse edhe Babalja qè èshtè njè ORDINER , qèndron shumè herè mè lartè sesa PD dhe Kazerma e SHQUP , qè èshtè e mbushur me SERIAL KILLERA , HAJDUTÈ , SPIUNÈ , TRADHTARÈ ,BANDITÈ .

    Përgjigju
  • Ceni nga Balldreni: 18/05/2018 11:38

    Hajde PD KRIMI Hajde ! Hajde PD DROGA hajde ! Hajde PD TRADHÈTIA hajde ! Ku èshtè Katandisur PDja O Popull?!?!!! ARKITEKTËT e FILMIT VIZATIMOR me Seli nè SHQUP , kurse AKTORÈT dhe KLLOUNÈT janè : Dashi i HAVASÈ me BABALEN (Albert Kumarxhi Veliun) , qè e Bleu DASHI HAVASÈ me PDnè , pèr 3.000 EURO! E shfrytèzuan Varfèrinè e BABALES me mendimin se BABALJA do ju bènte PUNÈ , por BABALJA i FUNDOSI nè LLUM pèrjetè PD KRIMIN bashkè me SPIUNIN e HAVASÈ!!

    Përgjigju
  • Turp: 18/05/2018 11:13

    Bo sa poshte kemi rene. Cfare dreq populli jemi qe pjellim shterpesi mendore te tille. Ligesi. Si ma shet mua PD-ja sapunin per djathe? ku e gjen moralin te tallet me popullin ne kete menyre. Cfare jane keta legena pa vizion?!

    Përgjigju
  • Andet: 18/05/2018 10:49

    Esht turp i madh qe PD meret me kete mashtrusin qe e nje gjith vlora

    Përgjigju
  • lata: 18/05/2018 10:42

    Juve ju lumte per te gjitha argumentat qe shkruani. Por a e ben kete gje edhe Prokuroria e cila cdo dite po na zhgenjen. Te shpresojme qe te shkoj haka te i zoti.

    Përgjigju
  • ce: 18/05/2018 10:04

    Qe pD ja ka rene kaq poshte nuk ma kishte marre mendja . Qe kryetari i PD se mbledhe stafin e SHqupit dhe ne menyre publike shfaq nje deklarate te nje funderrine ne vlore qe njihet si llumi i vlores nuk ma kishte marre mendja. Qe ka rene kaq poshte ky njeri qe pretendon te behet kryeminister ( qe ne fakt nuk do behet kurre) , se sa kohe te jete ai ne krye te PD dhe ma banden e horrave, Strazon, Mulin, Paloqen, Baxhellen, kejdin, belind gerrnetaxhiun, Cilin e lesheliqise, floiden me dick ne dore Edi Rama do jete kryeminister i shqiperise....

    Përgjigju
  • Qudia: 18/05/2018 10:02

    A thua sa mln lek pagod BASHA për kët kriminel ?

    Përgjigju
  • Erinda: 18/05/2018 09:54

    A e imagjinoni dot qe qoft larg te vijne keta ne pushtet se ç' mund ti ndodhe ketij vendi ???

    Përgjigju
  • Berati: 18/05/2018 09:47

    Alberti u denua ne itali 5 vjet dhe jo 8 vjet?! U denua 8 vjet dhe pasi perfitoi 4 muaj ulje per çdo vit nuk doli ne perfundimin e burgut por u ekstradua para perfundimit. PRA JU NUK E KENI PARE FARE DODJEN. Asnje nuk pretendon qe Alberti te jete conciz, i sakte, i vertete per gjithçka ne intervisten e tij. Çeshtja eshte: Agron Xhafa eshte marre me aktivitet te paligjshem apo jo? Apo ka qen ne vendin e gabuar edhe kete here? Po flasim per Gonin! Apo ju s’ja keni degjuar bemat?!

    Përgjigju
  • o bobo moj nome cpo me dhemb koka: 18/05/2018 09:23

    Ca mereni me palacolliqet e shqupit aman.Keto la bere gjith keto vite deri sa eshte themeluar.Metà bejn sikur kan zbritur NGA vena aman.Nuk meret pushteti si luna e atij qe e kalon kohen ne vale,se te till Jan.metà tregojn perralla me mbreter.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 18/05/2018 09:13

    Sa e kane paguar per kete deshmi?

    Përgjigju
  • Tirana: 18/05/2018 09:04

    PD po kryen veprime absurde qe prej shume kohesh, eshte e qarte se Luli dhe rrethi i ngushte jane te pa pergjegjshem. Mirepo kjo ngarje e fundit shtrin veprimet e pa pergjegjeshme ne nje rreth shume me te madh, qe tregon se me qindra njerez nga udheheqja e PD jane te nivelit te ulet dhe fare pa tru, pa moral, pa ide, pa qellim politik!! Mbase populli do ta kuptoje kete PD te qelbur! Ndryshe eshte dhe ai si PD! Keni PD-ne qe meritoni!!

    Përgjigju
  • Maruaj salhe: 18/05/2018 08:58

    Shikoni çfar turpi jan kriminelët e partis maloke shikoni çfar idjotësira bëjn shikoni me çfar meren me llumin e Shqipris me njërëz të skaduar deri në palc IMAGJINONI SHQIPTAR TË DASHUR TJU UDHËHEQIN KËTA FUNDËRRINA JUVE SE ÇFAR JUBEJNE JU DHE SHQIPRIS KËTA BAJGA. JU LUTEM SHQIPTAR THIRINI MËNDJES .

    Përgjigju
  • Xhimi: 18/05/2018 08:56

    Ketu behet nje bllof i madh sa lek ka mar ky person dhe kush eshte ky Gazetar pra pushteti nuk meret me bllofe dhe me shpifje po vetem me pune.

    Përgjigju
  • Kanani: 18/05/2018 08:36

    Per ne qe e njohim eshte nivel ordiner fare,i doli boja sinqerisht PD. Nuk gjetet ndonje çam tjeter po kete ordinerin!!

    Përgjigju
    • PeDe: 18/05/2018 09:32

      Po ke te merrnim sipas teje? Qemal Manolis?

  • Tahipi: 18/05/2018 08:32

    Ka qen apo jo biseda dhe zeri I Xhafes kjo esht çeshtja , ka kush ja bo autobiografin ?

    Përgjigju
  • Tirona: 18/05/2018 08:25

    Deshmija e ketij barbonit esht gallat.Nji her thot me dha xhanten me hashash nji her thot e bleva me lek borxh.Nji her thot se bera un pergjimin nji her thot e solla te shqupi se keta luftojn krimin.Ca te besojm me par .Nji barbon qe u shit per 5 lek te vrasesi Lulzim Sasha .Keta zdin dhe me bo intrig .

    Përgjigju
  • I pervutshmi: 18/05/2018 07:42

    Nuk e njoh dhe ndoshta nuk eshte mire ta gjykoj , por ne fytyre duket barbon

    Përgjigju
    • Vladimir: 18/05/2018 11:13

      Ju lutem, hiqeni kete personazh nga faqja e pare.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas