18 mln euro evazion me TVSH/ Zbardhet skandali, si disa të varfër u bënë ‘biznesmenë’

TIRANË-12 biznesmenë të cilët u vendosën ditën e djeshme në pranga për ndërtimin e një skeme efektive duke përfituar nga TVSH, kanë dalë sot në Gjykatën e Tiranës, ku 3 prej tyre kanë marrë masën e sigurimit me 30 ditë burg ndërsa 9 të tjerët kanë marrë  masën "detyrim me paraqitje".

Ata që do të qëndrojnë për 30 ditë në burg janë: Kudret Memaga, Gentjan Dedja dhe Bledar Metko. Ndërsa personat të cilët kanë marrë masën "detyrim me paraqitje" janë: Erald Sotiri, Satiljano Çifligu, Rigerta Bakiasi, Anita Brahimi, Myftar Ballushi, Hasim Çaçi, Aleksandër Gusho, Gerti Laho dhe Kristi Rrenja

Avokati i disa prej të ndaluarve, Enea Cenko, ka deklaruar për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, se në të vërtetë nuk janë biznesmenë por punëtorë të varfër të cilët kanë rënë viktimë të një skeme mashtrimi, ku iu është premtuar se do të ishin administratorë kompanish.

"Skema ka funksionuar e tillë; i është propozuar që të punësohen në rolin e administratorit, ata kanë pranuar, më pas kanë firmosur nën idenë se do të emëroheshin si administratorë, por më pas i kanë marrë prokurën. Nuk kanë arsyetuar shumë gjatë. Në të vërtetë ata janë të varfër, jetojnë në kushte migjeniste, menduan për një jetë më të mirë. Ata nuk kanë pasur as para për të paguar prokurat", ka deklaruar avokati. Ai përmendi më tej edhe njërin prej të ndaluarve si rast konkret, Aleksandër Gushon."Aleksandër Gusho është një 50-vjeçar me shkollë të mesme. Sipas atyre që më kanë thënë komshinjtë e tij Aleksandri ka ardhur nga Jetimorja, është i vetëm, djali e ka braktisur, është ndarë nga bashkëshortja e tij, në frigoriferin e tij mund të gjesh vetëm një kile vaj", u shpreh avokati Enea Cenko.

Report Tv ka zbardhur historinë e njërit prej ndaluarve që mori masën e dënimit me 30 ditë burg. Personi të cilin e shihni më poshtë është Bledar Metko. Metko është me profesion lavazhier dhe se në realitet familja e tij jeton në skamje. (Lexo këtu të plotë historinë e Metkos)

Bledar Metko

Por a janë në të vërtetë edhe biznesmenët e të tjerë të përfshirë në skemë mashtrimi si rasti i Alekandër Gushos dhe Bledar Metkos?

Rrjeti, i cili ishte i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, i ka shkaktuar shtetit një dëm që përllogaritet në 18 milionë euro. Hetimet ndaj kompanive dhe biznesmenëve të përfshirë në qarkullimin e faturave fiktive, kanë nisur nga Prokuroria e Tiranës prej disa muajsh.

Nga këto hetime ka rezultuar se skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore, por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregtare dhe faturat për këto produkte ua ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë. Më pas këto subjekte fiktive realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH.

Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet. Për të plotësuar skemën, këto kompani me nga 1 deri në 5 punonjës me detyra të ndryshme, lëviznin edhe xhiron vjetore për të rritur shpenzimet, manovra këto që bëheshin nga 4 studio të kontabilitetit. Kjo skemë ka përfshirë jo vetëm Tiranën, por edhe disa qytete të rëndësishme. 

Kompanitë dhe personat nën hetim: 

SULA & LEO 
Bruno Osmani 
Administrator 
Anida Brahimi
Ish administrator
Erisa Islam
Ish administrator
Erald Sotiri
Ish administrator

BRUNA AL 
Luan Muka 
Administrator 
Petrika Treska 
ish administratorë
Gerdi Lano
ish administratorë

JONUFRI
Myfaret Ballushi
Administrator 

SIM 2B 
Gentjan Dedja
administator 

UFI 02
Kudret Memaga
Administrator 

ORI
Kristi Rrënja
Administrator 

LUMI 06
Lumturije Murati 
Administratore 

Naxhire Gurakuqi 
Ish administratore 

AA-117
Drita Frangaj
Administratore 

R.S.I & T Group
Lirim Jella 
Administrator 

Robert Shabani
Ish administratore

AL-BER CO&CO
Esmeralda Cifligu 
Administratore 

Sentiliano Cifliku
Ish administratore 

RI-GRE 96
Rigerta Bakijasi
Administratore 

BLE-ME-18 INVEST 
Bledar Metko
Administrator 

EZ&LA
Emiljano Frroku
Administrator 

NADA 2005
Diana Ramizi
Administratore 

KRIST-AL CONSTRUCSION
Arsen Roci 
Administrator 
Aleksandër Gusho
Ish administrator

ÇAÇI
Arsim Çaci
Administrator 

UELSI
Dritan Cungu
Administrator 

FROGY 03
Vladimir Sheshi
administrator 

Leli 17
Enver Sheshi
Administrator 

O&B INVEST
Gëzim Disha 
Administrator 
Astrit File
ish administrator

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen