19-vjeçarja shpenzon 17 mijë dollarë në vit për t'u dukur si Barbie (FOTO)

Stefanie si Barbie

Stefanie Mulic është një adoleshente e fiksuar me personazhin Barbie dhe ka bërë shumë operacione për t’u dukur si ajo.

Sipas “Mirror”, vajza filloi të mbushte buzët që në moshën 13- vjeçare në përpjekje për t’u dukur si kukulla e famshme.

19-vjeçarja shpenzon plot 17 mijë dollarë në vit me operacionet.

Vajza nga Suedia deri në moshën 17-vjeçare gjithmonë ndihej mirë kur bënte operacione plastike dhe të realizonte ëndrrën e saj për t’u dukur si nga kukulla Bratz dhe Barbie.

Më pas  Stefanie ka ndryshuar buzët, mjekrën, faqet, faqet, nofullat dhe dhëmbët.

Ajo planifikon të bëjë më shumë operacione në të ardhmen, duke përfshirë mbushësit e gjirit, operacionin për heqjen e brinjëve, një ngritës të fytyrës, implantet e të pasmeve, heqjen e dhjamit në trup dhe bërjen e buzëve me silikon.

Ajo është shprehur se nuk do t’i ndalojë ndonjëherë operacionet. 

Ora 12:05
19-vjeçarja shpenzon 17 mijë dollarë në vit për t'u dukur si Barbie
1/8
Stefanie para operacioneve
E.D./Shqiptarja.com
Komento