2 ditë 'pa pasaporta dhe ID' në Vlorë, zyra e Aleat pa energji elektrike sepse është debitore ndaj OSHEE! Qytetarët: Ç’ faj kemi ne?

Një borxh i prapambetur ndaj OSHEE, ka lënë pa energji elektrike zyrën e shërbimit të pasaportave dhe kartave të identitetit në Vlorë. Faturat e pashlyera nga kompania ALEAT bien në kurriz të qytetarëve, të cilët kanë paguar për shërbimin, po nuk po munden ta marrin.

Zyra e ALEAT në Vlorë që ofron shërbimin e mjeteve biometrikë të identifikimit, prej 2 ditësh nuk u përgjigjet qytetarëve, të cilët pa asnjë shpjegim presin në radhë.  E vetmja gjë që u thonë është se zyra nuk ka energji elektrike, por nuk kanë një përgjigje se kur do të rikthehet. Report Tv arriti të mësojë se kjo zyrë e ALEAT në Vlorë është debitore ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në një vlerë prej 500 mijë lekësh të rinj.

Burime zyrtare pranë OSHEE-së sqaruan se rreth 2 vite më parë zyrës ALEA i është ndërprerë energjia elektrike, pasi nuk kishte paguar faturimet mujore. Por sipas të njëjtave burime, zyra e ALEAT e kishte rilidhur në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike, pa i shlyer detyrimet, dhe pikërisht për këtë veprim ka marrë gjobën 500 mijë lekëshe.

Në një pritje të gjatë që ky borxh të shlyhet, OSHEE ndërpreu sërish energjinë në zyrën debitore të ALEAT në Vlorë, ku prej 2 ditësh tashmë, qytetarët nuk marrin shërbim.

“Kam paguar për pasaportën që merret me procedurë të shpejtë 2 ditë, askush nuk më jep shpjegim se çfarë do të ndodhë”

“Kam dy ditë me nusen e djalit shtatzëne dhe nuk aplikojmë dot. Le ta zgjidhë Dritan Leli këtë punë. Dje dy veta shkuan në spital. Ç ‘punë kemi ne që s’janë paguar dritat”

“Mua më ka humbur karta e identitetiy. Na thonë që do të presim. Nuk kanë energjisë ua kanë prerë se nuk kanë paguar dritat këta”

Pranë institucionit shtetëror të OSHEE, nuk ka asnjë ankimim nga ALEAT i Vlorës për dëmin ekonomik të vlerësuar në rreth 500 mijë lekë, ashtu sikundër nuk është lidhur asnjë akt-marrëveshje, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste mujore.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elton: 23/06/2022 16:05

    lot lot ,debitore energjie .......ah moj shqiperi te moren ne qafe lloj lloj politikanesh pa asnje atdhedashuri ke 32 vjet qe lengon a thua se vitet e diktatures nuk ishin mjaftueshem .....

    Përgjigju
  • Pas me e shtrenjte dhe me pa vlere ne europe: 23/06/2022 14:28

    Pasaporta me e pavlere ne europe dhe me e shtrenjta tashme te torturojne dhe per ta marre, a j q r shtet hajdutesh e injorantesh. Shqiptaret do forcohen ndoshta edhe jashte kufijve dhe ketyre amuterve do j q r p nje dite, e sigurt. Rrofshin shqipetaret e ndershem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë