‘2 djem dashurohen dhe shpëtojnë botën’, filmi i animuar shkakton debat në Tiranë! Koalicioni ‘Pro Familjes’: Ndikon tek fëmijët! Kinemaja në Tiranë shtyn shfaqjen

Si dy adoleshentë që shpëtojnë planetin, dashurohen, është ajo çfarë tregon filmi për fëmijë “Strange world”, i përkthyer “Botë e Mrekullueshme” dhe  që do të  transmetohet në kinematë e vendit. Por ky film ka nxitur kundërshtimin e organizatës “Pro familjes dhe jetës” me preteksin se po promovohet homoseksualiteti në mosha të vogla.

“Filmi ka përmbajtje homoseksuale dhe gay. Është për fëmijë. Filmi 'Strange World’ i mëson fëmijët që të jesh gay është gjëja më normale e mundshme. Në shqip është përkthyer botë e mrekullueshme. Nuk bën sens. Duket që ka diçka me kleçkë. Kemi filluar prindi një dhe pirndi dy. Kemi filluar me edukimin homoseksual në gjimnaze. Vijojmë me një film me përmbajtje homoseksuale për mosha më të vogla. Ne duhet të reagojmë kundrejt kësaj lloj axhende. Prindërit duhet të informohen. Për këtë film prindërit nuk janë informuar. Filmi trajton dy fëmijë që nisen për të shpëtuar botën  dhe gjatë rrugës dashurohen me njëri tjetrin. Filmi promovon që të qenit gay të bën ty një hero. Kemi një shtrembërim modelesh”.

Përfaqësuesit e “Pro familjes dhe jetës” thonë se prindërit nuk janë informuar për përmbajtjen e filmit që ndikon negativisht tek fëmijët. 

“Prindërit a janë informuar se çfarë filmi do të shikojnë fëmijët? Nuk shohim asnjë parullë. Po mbahet gjithçka fshehur. Të çosh fëmijët he ti mësosh që homseksualiteti është normale asnjë prind nuk do ta bende”.

“Ndikon tek formimi i tyre psikologjik dhe emocional për të ardhmen e tyre. Shtrembëron formimin e shëndoshë që duhet të ketë çdo fëmijë.  Përmes filmit mund të arrihet që ky minoritet të përhapin axhendën e tyre nëpër shkolla”.

Por për Xheni Karaj pjesë e komunitetit LGBTI e cila e ka parë filmin, shqetësim duhet të jenë përdhunimet e fëmijëve

“Është një film vizatimor si të gjithë të tjerët. Në fokus kryesor nuk ka prirjet e e dy personazheve kryesorë. Janë vetë prindërit se si duan ti edukojnë fëmijët dhe nëse i sjellin në kinema të shikojnë këtë film. Mendoj se të gjithë fëmijët kanë të drejtën të ndihen të përfaqësuar dhe misioni i Diznay Land është që të rrisë përfaqësimin dhe për fëmijët LGPT, por edhe prindërit LGPT. Këtë lloj koalicioni duhet a shqetësoje më tepër përdhunimet e fëmijëve. Vetëm këtë javë kemi pasur dy përdhunime. Fëmijët shqiptarë po rriten duke parë emisione pornografike dhe më tepër ju vjen rreziku nga këto emisione. Ky është një film edukativ, për ti mësuar fëmijët me kulturën e pranimit, respektit. Këtë qëllim kanë që fëmijët të gëzojnë të drejtën që të rriten në një ambient pranues. Fëmijët LGP janë heronj në jetë sepse përballen me dhunë, bullizëm dhe duhet ta shohin edhe veten si heronj në filma vizatimor. Ky film flet për një grup të rinjsh dhe familjarë të tyre që zbulojnë një botë të re”.

Por një nga kinematë e Tiranës, ku do të shfaqej për herë të parë ky film, u anulua përkohësisht, drejtuesit thanë se thjesht nuk e kishin në axhendë, por gjasa ka që anulimi të ketë ndodhur për shkak të reagimit nga djemtë e “Pro Familjes’.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/11/2022 00:45

    Nuk mund te mos verej nga komentet e meposhtme njefare urrejtje dhe perbuzje per LGBT,vetem emri mungon dhe padashje me kujtuat nje fragment nga filmi /Bohemian rhapsody/,ku nje nga personazhet e filmit thoshte per amerikanet se ata jane /puritane ne publik dhe perverte privatisht/.Ky cilesim eshte shume real per fat te keq edhe per shume shqiptare qe akoma nuk ndihen komfort nga nje puthje,apo nga nje dashuri e lidhje brenda te njejtes gjini.Dhe nuk mund te mos permendim faktin qe jane po keta,bij e niper te atyre prinderve e gjysherve qe 32 vjet perpara shikonin me perbuzje,ose me bisht te syrit,ose skuqeshin kur shikonin nje vajze e djale te ferkonin me dashuri dhe intimitet krahet e supet e njeri-tjetrit,per te mos folur per nje puthje ne publik qe ishte mekati i mekateve.32 vjet na u desh te toleronim nje prekje e nje puthje,32 vjet te tjera e ndoshta me shume do te duhet te kalojne perpara se mendjet shqiptare te hapen e te tolerojne e mbi te gjitha te kuptojne se nuk vjen fundi i botes dhe i vlerave klasike te familjes nga nje puthje e nje dashuri brenda te njejtes gjini.

    Përgjigju
    • Petrit: 25/11/2022 08:00

      Zonje e respektuar, nuk mund te dominoje morali i 1 % te popullsise mbi pjesen tjeter te shoqerise. Cdo njeri ka te drejte te beje cfare te doje ne jeten e vet seksuale dhe pertej. Por ne cdo rast duke respektuar te tjeret (qe ne kete rast perben shumicen mbizoteruese). Mjaft me keto VET-VIKTIMIZIME, Nuk ja ndjen kujt dhe as nuk i diskriminon askush asnje njeri qe ka orientim seksual ndryshe.

  • Hako: 24/11/2022 20:25

    Kjo gje tregon qe familja tradicionale eshte ne rrezik te vazhdueshem,duhet te qendrojme VIGJILENT,

    Përgjigju
  • Dritan: 24/11/2022 20:03

    Turp

    Përgjigju
  • Anonim: 24/11/2022 18:33

    Ne qofte se keni sadopak njerzillik lerini femijet ne boten e tyre dhe mos i ngaterrroni me keto budalliqe..Bravo koalicionit dhe stop promovimit te degjenerimit te shoqerise..te bejne cte duan me jetet e tyre po skan asnjelloj te drejte te prishin jetet e te tjereve

    Përgjigju
  • Kushte extreme: 24/11/2022 16:44

    Ja m*rtjet e shoqerise. Futen si krimbi gjithandej dhe vetem i shikon ngjitur me ty ne autobuz ne shkolle ne pune dhe mburren qe jane ndryshe dhe kerkojne qe ti pranosh sic jane ne emer te lirive. U djegshi ne toke se vetem ferrin e keni pak

    Përgjigju
  • prolife: 24/11/2022 16:35

    Urime te perzemerta Koalicionit! Prinder hapni syte. Perendimi eshte perfshire nga paudhesia. Jo cdo gje qe shkelqen eshte flori!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale