2 kilogramë kanabis të fshehura nën dyshemenë e 'Audi-t', vihen në pranga 2 shqiptarët në Itali

2 kilogramë kanabis të fshehura nën dyshemenë e 'Audi-t', vihen në pranga 2 shqiptarët në Itali

Foto ilustruese

ITALI- Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi kishin fshehur 2 kilogramë kanabis në makinën “Audi” me targa italiane me të cilën ishin duke udhëtuar.

Shqiptarët ishin duke lëvizur më mjetin e tyre në “Autostradën del Sole”, teksa u ndaluan nga Policia.

Të dy, rreth të tridhjetave, të lindur në Shqipëri, por me banim prej vitesh në Savona, nuk kanë dhënë shpjegime bindëse për policët e Arezzo-s në lidhje me arsyet e udhëtimit të tyre dhe ndaj u ngritën dyshimet ku më pas nisi kontroll personal dhe më pas në mjet. Në pamje të parë gjithçka dukej në rregull, dhe 2 të rinjtë rezultonte se ishin pa precedentë penal, dhe gjithçka dukej në rregull por policët nuk ishin ende të sigurt.

Në fakt, në vijim të kontrollit, agjentët kërkuan nën tapetin e sediljes së pasagjerit, edhe kur tapeti u ngrit, doli një dysheme e madhe nga e cila agjentët nxorën 2 blloqe celofan të cilat u gjetën se përmbanin 2 kg hashash për një  vlera totale e të cilave llogaritet mbi 50 mijë  euro në tregun e pa ligjshëm të  shpërndarjes së drogës. 2 të rinjtë shqiptarë u arrestuan dhe u dërguan në burgun San Benedetto, shkruajnë mediat italiane

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Serat me kanabis në Berat, GJykata cakton arrest në burg për 9 persona, arrestohet 6 prej tyre

Serat me kanabis në Berat, GJykata cakton arrest në burg për 9 persona, arrestohet 6 prej tyre