2 Marsi, Noka: Opozita mbështet protestën e Presidentit, jo Ilir Metës! Ceka: Do dal të jem populli që mungon

2 Marsi, Noka: Opozita mbështet protestën e Presidentit, jo Ilir Metës! Ceka: Do dal të jem populli që mungon

Ish deputet demokrat Flamur Noka tha se do të dalë në protestë dhe i bën thirrje çdo shqiptari të marrë pjesë në protestës pasi shteti është në thundrat e pushtetit. I ftuar në emisionin 'Pa protokoll', Noka tha se opozita e mbështet këtë tubim të thirrur nga Presidenti Meta më 2 mars, por nuk është organizatore e saj.

'Opozita ka bërë të qartë se është në mbështetje të 2 marsit, jo organizatore, por mbështetës dhe ky mision bëhet edhe më i shenjtë kur kemi të bëjmë me një qeveri arrogante. Sot kemi një njeri që ka të gjithë pushtetin dhe shkel kushtetutën i përzë shqiptarët dhe krimin e ka bërë pjesë thelbësore të pushtetit. Unë do të shkojë në protestë dhe i bëj thirrje çdo shqiptari të shkojë në protestë. Shteti është në thundrat e pushtetit.  Sot asnjë shqiptar nuk ndihet i sigurt dhe kjo është një gjë për të protestuar', tha Noka

Pjesëmarrjen në tubimin e thirrur nga Presidentit Meta e konfirmoi edhe Neritan Caka, i cili tha se do të jetë aty për të qenë pjesë e popullit që mungon prej kohësh, pasi shtet ka me shumicë të prodhuar nga një njeri i vetëm.

'Unë do dalë në protestë këtu po rrezikohet të çkombtarizohemi. Si qytetar kur më thërret presidenti i Republikës unë do dal. Do dal se do jem pjesë e popullit që na mungon. Kemi shtet me shumicë të prodhuar nga një njeri, por ka kohë që na mungon populli. Po pres ditën që të dal si në '90', Tha Ceka.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta tha se do të dalë në protestë jo vetëm për të raportuar por dhe si qytetar, duke theksuar se do jetë aty për Kushtetutën dhe jo Ilir Metën. 'Do jem dhe si gazetar dhe si qytetar kundër pushtetit dhe jo shtetit, do jem për Kushtetutën dhe jo për Ilir Metën', tha Rusta.

Gazetari Roland Qafoku tha se ky tubim do të jetë 'beteja më e rëndësishme në gjithë karrierën politike të Ilir Metës. Presidenti duke pasur moralin e kauzës është në rrugën e drejtë për të protestuar dhe thirrur qytetarët.'

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbeni: 29/02/2020 03:45

    Te shkoje jeta neper mitingje o neritan ceka,,o profesor leshi,,O QEN POSTESH,,,po shqiperine asnjehere nuk e bete por vetem e vodhet me sorollopin e takemin e juaj...ptu..ptu..ptu..ptu..rrace e keqe,,njehere minister i rendit me ps ,pastaj ambasador me pd,,a e mbani mend bente si qen kur i hoqen djalin nga vjena,,shkerdhate njeri,,pa ideal,njesoj si prec zogaj,,vetem interes sheh ky byth,,re elbasani....

    Përgjigju
    • Vlonjati: 29/02/2020 09:53

      Ha ha te lumte goja arben. Kata jane te gjithe poshtersira

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Panik' te Juventus, Man. United në sulm për Bremer

'Panik' te Juventus, Man. United në sulm për Bremer