2 mln $ dëm shtetit me skemën e mashtrimit të puseve të naftës, arrestohet ish-drejtori i OST-së

2 mln $ dëm shtetit me skemën e mashtrimit të puseve të naftës, arrestohet ish-drejtori i OST-së

Klodian Gradeci

TIRANË - Ish-drejtori i OST-së, Klodian Gradeci i shpallur në kërkim si pjesë e e grupit të zyrtarëve të AKBN-së në skemën e mashtrimit të puseve të naftës është arrestuar nga policia.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Rinas teksa ishte kthyer nga Turqia. Pjesë e skemës së mashtrimit kanë qenë zyrtarë të AKBN-së si dhe dy biznesmenë.

Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm te "Albpetrol".

Pas hetimeve ka rezultuar se "Phoenix Petroleum" e cila është në pronësi të Isuf Berberit, i shpallur në kërkim, dhe Naim Kasa, me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte, dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga kompania gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1. 299.000 USD.

"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"- njofton policia.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kico levreku: 28/10/2020 08:49

    Ky do filloj Drejtor i Pergjithshem ne KLSH. Eshte shume i afte. Jane llafe keto.

    Përgjigju
  • Kadastra: 27/10/2020 17:04

    Hetoni pak pasurine e babait te ketij Klodianit, dy dite perpara se te jepte doreheqjen si shperblim per aferen ka marre 30 dy toke ne Lushnje. Gjurmo parate dhe pronat dhe do shofesh cudira

    Përgjigju
  • matrapiku: 27/10/2020 12:49

    Ne se doni te zbuloni abuzimet e medha merrni dhe shifni raportet e kontrollit te KLSH, ndonese i kane mbyllur por perseri ka material te bollshem per te konstatuar se korrupsioni i larte, fshehja e vjedhjeve dhe evazioni i madh fiskal behet me ndermjetesine e Tatimeve dhe doganave ne deklarimet vjetore dhe eksportet e pasurise kombetare, nafta,mineralet, gurret dekorative dhe lejet e shfrytezimit. Ne se Spaku do lavdine e krijimet te tij te veproje mbi bazen e ketyre materialeve.

    Përgjigju
  • shpata: 27/10/2020 12:15

    Po dolen keta te pafajshem ose me denime koti, SPAK-U ka marre fund sepse ky miku dmth Klodi eshte ortaku i ministrit te famshem te Rames, Mjeshtrit te Zgjedhjeve Zotit Gjiknuri!! Kuptoni??!

    Përgjigju
    • @ shpata: 27/10/2020 13:51

      Kot u dorezua ky sipas teje? Po ai tjetri biznesmeni i Ilir Metes me mbiemer Berberi perse nuk u dorezua akoma? Sepse Spaku ose Kapsi nuk ka mbyllur akoma pazaret. Ke degjuar gie qe prokuroria te ngrije ne vlere monetare ose ne asete vleren prej 2.5 milion € qe keta i kane shkaktuar shtetit dhe neve si taksapagues? Kjo eshte shqiperia o shoku shpata mos e lodh kot trurin.

  • Arrsh: 27/10/2020 09:37

    Mos na dalin te pafajshem si ata te Arrsh e ju vete dem shkrimi edhe juve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura