U shemb nga tërmeti, puna për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Vadardhë në Sukth nis pas 2 vitesh! Nxënësit mësim me turne në shkollën 4 kilometra larg

Shkolla 9-vjeçare e fshatit Vadardhë në Sukth është dëmtuar nga tërmeti, por shembja e saj dhe hapja e truallit për godinën e re është kryer vetëm pak ditë më parë.

864 nxënësve të shkollës “Njazi Mastori” në Sukth, i janë bashkuar edhe 488 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Vadardhë” të cilët jo vetëm duhet të mësojnë me turne, por hasin vështirësi dhe me transportin urban pasi të dyja shkollat kanë një distancë prej 4km nga njëra tjetra.

Drejtori i shkollës “Njazi Mastori”, Luan Vora ka deklaruar se 27 klasat mësimore dhe 8 laboratoret e kësaj shkolle janë vendosur në dispozicion sipas turneve. 4 prej laboratoreve janë të lira për turnin e parë, sakaq 15 klasa mësimore vendosen në dispozicion më herët që pasi nxënësit e fillores lënë klasat. Për pjesën tjetër të nxënësve të shkollës “Vadardhë”, mësimi me turnin e dytë nis në orën 13:00 të drekës dhe përfundon në orën 18:00 të pasdites.

Për t’u transportuar, nxënësit e shkollës “Vadardhë” përdorin trasnportin urban të vendosur në dispozicion nga ZVAP Durrës dhe drejtoria e kësaj shkolle, kjo sipas drejtorit të shkollës “Njazi Mastori”.

Ndërkohë disa prindër treguan për mikrofonin e Report Tv se detyrohen të paguajnë një shumë prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, për t’i transportuar fëmijët e tyre privatisht, pasi autobuzët e vendosur në dispozicion nga ZVAP, janë të tejmbushur.\

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë

Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë