2 vjet pa Moikomin, akademikët vlerësojnë veprën e intelektualit: I rrallë! E larguan në diktaturë, e lanë pa punë në demokraci, ja ç’thoshte për klasën politike

2 vjet pa Moikom Zeqon. Poliedriku u shua në moshën 71-vjeçare po në qershor kur lindi, duke lënë pas një vepër të pasur e shumëdimensionale, të cilën miq e familjarë kujtuan këtë të mërkurë në ambientet e Muzeut Historik. Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave, ku ai ishte anëtar, solli në vëmendje krijimtarinë e Zeqos, duke qenë të një mendimi, se për shumanshmërinë që ajo mbart është vështirë që Zeqos, t’i jepet një emërtim i vetëm për profilin intelektual që kishte.

“Për Moikomin mund të flitet dhe do të flitet në çdo kohë, ja përse: Moikomi mbetet një dukuri intelektuale krejt e veçantë. Fjala vjen a ishte Moikomi një shkrimtar, prozator, poet, eseist... Një arkeolog, një historian i letërsisë dhe i arteve, një historian i ideve, një bizantolog, një orientalist, apo ishte të gjitha këto së bashku, me një fjalë një dijetar i shquar”, thotë Tarifaj.

Profili Moikom Zeqos, të ashtu quajtur në të gjallë, “një bibliotekë a enciklopedi lëvizëse” u ndërtua në dy shtylla kryesore, memoria e fortë e kureshtja e madhe për të gërmuar në të panjohurat e universit...

“Një faqe e librit të tij, vlen sa një arsenal librash. Aq shumë janë të ngarkuara me emra, me data, me fakte, me teori, me arsyetime dhe me provokime”, thotë akademiku Pëllumb Xhufi ndërsa rrëfen më tej se sa i përket historisë, Zeqo shfaqte interes të veçantë për “epokën e errët”, ose kalimin nga Antikiteti në Mesjetën e Hershme.

Guximi i tij sipas mikut jurist Ksenofon Krisafi u duk edhe gjatë diktaturës, kur u dërgua në Rrogozhinë për ndikime të huaja në art. Edhe pas ’90-ës kur i mëshonte ndryshimit të sistemit e atij legjislativ. Më pas, kur si ministër Kulture këmbëngulte për reforma perëndimore në art e kulturë....

“Mirëpo të gjithë këtë kontribut në atë kohë ja shpërblyen në mënyrën më të paimagjinueshme, duke e lënë pa punë. Çka ai e vuajti shumë sepse mendonte që nuk e meritonte”, thotë juristi Ksenofon Krisafi.

Deri në fund, duke mbetur një nga krijuesit më të denjë të artit e kulturës e zërat kritikë më me peshë, që la pas një vakum të mbushur me heshtje intelektuale... e vepra që priten të rizbulohen e studiohen.

“Moikomi ishte një njeri i dimensioneve të mëdha, të cilat shoqëria shqiptare sa qe gjallë, edhe pse i dinte nuk i perceptonte dot në përmasat e duhura. Moikomi thoshte shumë shpesh, por kush e dëgjonte, që kjo klasë parapolitike shqiptare do të duhej të mendonte më shumë për kulturën në vend”, thotë Krisafi.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër

Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër