20% e qytetarëve në Tiranë të imunizuar nga COVID! Sulçebe: Një person që ka kaluar virusin i zgjatet imuniteti...Harxhi: Të rishikohet protokolli i trajtimit

TIRANË- Vendi ynë është ende larg imunizimit të tufës që duhet të jetë në nivelin 60%. Por imunologu Genc Sulcebe tregon se aktualisht në Tiranë 20% e qytetarëve kanë krijuar imunitet.

“Aktualisht në Tiranë ne duhet të jemi afër shifrës 20%, por në rang vendi shifrat janë më të ulta padyshim, mund të jemi tek 10% akoma”- tha imunologu.

Imunologu qetëson qytetarët duke sqaruar se një person që e ka kaluar koronavirusin i zgjate periudha e imunitetit.

“Imuniteti është në varësi të intensitetit të kalimit të sëmundjes. Për shembull imuniteti ndaj SARS dhe MERS është afatgjatë, janë gjetur edhe mbas shumë vitesh antitrupa në këto individë. Mendohet se imuniteti edhe këtu do të jetë i ngjashëm pra do të ketë një zgjatje mbas një, dy apo dhe më tepër vjet padyshim. Pra duhet të jemi të qetë që mbas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet pra jemi të mbrojtur nga reinfektimet e mëtejshme”-u shpreh imunologu Sulcebe.

Ndërkohë që situata e epidemisë në vendin tonë po vijon me shifra në rritje, mjekët infeksionistë janë të mendimit që duhet të ndryshojë protokolli i mjekimit për të prekurit nga virusi pasi ka një mbipërdorim të antibiotikëve.

“Është momenti që të rishikohen qoft protokollet e menaxhimit të sëmurëve në kushte ambulatore, por të rishikohen dhe si të thuash nga çdo mjek, sjellja e tij e përshkrimit të barnave për manaxhimin e këtyre të sëmurëve sepse informacioni dhe të dhënat janë që ka një mbipërdorim më shumë seç duhet dhe në kohën dhe në vendin jo të duhur të përdorimit të antibiotikëve dhe të  kortizonikëve në të sëmurët me forma ambulatore”-tha mjeku Arjan Harxhi.

Një person me COVID-19 mund të të infektojë të paktën 3 persona të tjerë. Një numër i madh i të prekurve janë pa shenja klinike, sidomos të rinjtë ç'ka sjell dhe një përhapje më të madhe të virusit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • farma: 29/10/2020 19:33

    po i bejne zbor skemave me cefepime i/v dhe moxifloxacine i/v

    Përgjigju
  • Alfons: 29/10/2020 08:13

    Kurse mua me ka thene hoxha i fshatit qe po nuk u bete 100% musliman nuk zhduket virusi.

    Përgjigju
  • Ilir: 29/10/2020 07:11

    Nje gje nuk kuptoj une??? Keta thone qe ne rang vendi kemi 10 % ( 280.000) kur shifrat thone qe ne Shqiperi te prekur jane 20.040 persona

    Përgjigju
    • Kristi: 30/10/2020 14:34

      Po shumica jan asimptomatike dhe nr real i personave te infektuar eshte rreth 10fish deri 50 fish se numrave zyrtare

  • Uff: 29/10/2020 00:19

    Po ku i gjeti keto shifra ky pa asnje baze. Apo u be e modes t'i nxjerresh numrat nga b...

    Përgjigju
  • Lavdosh: 28/10/2020 19:50

    u bene te gjithe exsperte qe flasin pa pushim dhe thone dokra Numra qe nuk mbeshteten ne asnje data (te dhena) and thenie qe nuk bazohen ne studime shkencore. Me e fundit eshte nje studim i gjere ne Britani qe thote qe imuniteti i covid19 zvogelohet dhe zhduket pas disa muajve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor