20 'piromanë' vunë zjarre gjatë 2020-s dhe askush nuk shkoi pas hekurave! Në Shqipëri zjarrvëniet e qëllimshme nuk dënohen! Kodi Penal parashikon deri 20 vite burg

Prej më shumë se 20 ditësh vendi ka qenë në 'pushtetin' e zjarreve. Policia është vënë në kërkim të 'piromanëve' të cilët me veprime me dashje apo nga papërgjegjshmëria kanë shkaktuar ndezjen e flakëve dhe kanë shkrumbuar hektarë pyje e kullota në vend. Nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin janë arrestuar 17 "piromanë", nën hetim janë vënë edhe 17 persona të tjerë ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Por Shqipëria është një vend ku të akuzuarit për zjarrvënie thuajse nuk shkojnë asnjëherë prapa hekurave.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se sipas një raporti të publikuar nga Prokuroria e Përgjithshme,veprat penale kundër mjedisit shënuan rritje në vitin 2020 por personat që u gjetën në shkelje, ose u dënuan me gjoba ose përfituan duke konvertuar dënimin me burg me shërbimin e provës, që i lë ata jashtë qelive.

Përgjatë viteve 2019 dhe 2020 paçka 51 procedimeve asnjë nuk është dënuar përfundimisht. Ne 2019-n janë regjistruar 27 procedime për zjarrvënie me dashje e pakujdesia dhe ka vetëm një të dënuar me shërbim prove. Vetëm gjatë vitit  2020 ka 20 zjarrvënie të qëllimshme dhe 4 pa dashje dhe asnjë të dënuar.

Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Deri më tani, policia ka identifikuar 33 piromanë, duke arrestuar 15 prej tyre, të dyshuar si përgjegjës për vendosjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, me pasoja të rënda në fondin pyjor, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Nëse prokuroria, në bashkëpunim me policinë, do të provojë para gjykatës përgjegjësinë e tyre si zjarrvënës të qëllimshëm, ata do të kalojnë një pjesë të jetës prapa hekurave.

Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.

Shkatërrimi i pronës me zjarr parashikohet si vepër penale edhe në nenin 151 të Kodit Penal, vepër e cila, në varësi të pasojave, dënohet deri në 15 vite burg. Kodi Penal ndëshkon jo vetëm zjarrvënien e qëllimshme, por edhe nga pakujdesinë. Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, përmes zjarrit, të pyjeve dhe bimësisë, dënohet nga 2 deri në 5 vite burg. Kur zjarri nga pakujdesia ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme per krimet mjedisore
K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gaui: 12/08/2021 15:18

    Nuk futen ne burg se jane serbe te paguar nga qeveria rama per te varferuar me tutje Shqiperine dhe per ti shtyre Shqiptaret qe te largohen nga shqiperia me qellim qe ti hape rruge kolonizimit serb ne troje te shqiperise. I duhen dhe ca pyje te pasterta nga drute, per kultivimin e edini vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër

Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër