20 raste të reja me COVID, 4 personel shëndetësor, 5 pacientë në terapi intensive

TIRANE-Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive (një më pak se dje), përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.
Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.  Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)
Testime totale                         16817
Testime molekulare                15365
Testime serologjike                 1452
Raste pozitive                          1184
Raste të shëruara                       898
Raste Aktive                             253
Humbje jete                                33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           172
Krujë             22
Durrës           15
Kamëz            12
Shkodër         10
Mat                 9
Lushnje           6
Berat               2
Fier                 2
Korçë              1
Librazhd          1
Mallakastër     1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:11
Dy raste të reja në Krujë, një prej tyre laborante, bashkëshorti i saj nuk respekton vetëkarantinimin

1590223397_koronavirusi3.jpg

KRUJË-Sot ka dy raste te reja me COVID-19 në rrethin e Krujës, janë dy kontakte familjare të rasteve të djeshme.

Një ndër të infektuarit është punonjëse laborante e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Krujë, e cila nuk ka qenë asnjë ditë në terren duke marrë tampone apo kampione. Duhet theksuar se analizat e tamponeve nuk bëhen në Krujë por në Tiranë gjë që përjashton mundësinë që ajo të jetë infektuar nga tamponet.

Po hetohet nga se mund të jetë  infektuar punonjësja pasi dhe burri i saj është mjek por ka rezultuar negativ nga Covid, ky i fundit po hap probleme për sa i përket izolimit pasi nuk po e respekton. Ai po lëviz lirshëm gjë që ka bërë që DSHP t'i drejtohet policisë për ta bindur që të qëndrojë në shtëpi.

Ora 10:21
Infektohen me koronavirus 2 punonjëse të Kadastrës në Durrës...në Krujë 2 raste të reja

Dy raste të reja kanë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në Durrës dhe janë punonjëse në Kadastrën e këtij qyteti.

Mësohet se një prej tyre kishte të infektuar vjehrrën dhe vjehrrin, si edhe një punonjëse tjetër. Të dyja rastet janë asimptomatike dhe janë karantinuar në shtëpi duke bërë që puna në këtë institucion të mos ndalet.

Ndërkohë, në dy raste të reja janë konfirmuar edhe në Krujë që janë kontakte të personave të infektuar më parë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrumi: 03/06/2020 13:02

    Kurba bie cdo dite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë