21 janari/ Balerini i njohur ka një lutje për Ramën: Bëj që nëna të shohë pas burgut vrasësin

21 janari/ Balerini i njohur ka një lutje për Ramën: Bëj që nëna të shohë pas burgut vrasësin

Balerini Ilir Shaqiri dhe kryeministri Edi Rama

Balerini i njohur shqiptar me famë në Itali, Ilir Shaqiri i ka lënë një koment prekës kryeministrit Edi Rama në foton me të ëmën e Hekuran Dedës, një prej të vrarëve të 21 janarit. (SHIKO KËTU)

Në foton e shkrepur nga homazhet e 8 vjetorit të tragjedisë, ku humbën jetën 4 protestues në mes të Bulevardit, balerini nuk ka mundur të rezistojë pa komentuar duke i kërkuar "nderin" kryeministrit të vendit.

"Bëj që kjo nënë të mundet t'i shikojë pas hekurave sytë e vrasësit", shkruan balerini.

Komenti i balerinit në foton e postuar nga Rama

Ditën e sotme familjarë, miq, të afërm dhe qytetarë të shumtë përkujtuan sot me lot në sy si çdo vit Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn, katër protestuesit e vrarë nga Garda e Republikës gjatë protestës në 21 janar 2011. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës