21 janari/ Debate në 'Repolitix', Haklaj: Shashka e PS ndaj Bashës! Çaça: Socialistët kanë 12 vjet me lot krokodili! Beqiri: Lërë politikën dhe fol si jurist! Meçe: Skenar i Berishës

Ndonëse kanë kaluar 12 vjet nga 21 janari, ende mbetet një ngjarje e cila ndez debate, e sidomos pas lajmit të bujshëm të disa audio përgjimeve të pretenduara. I tillë ishte edhe sfondi i diskutimit të sotëm në Repolitix të cilët edhe pse kanë kaluar shumë vite, sërish ka ndasi në opinionet e tyre.

Ish deputeti i PD-së, Azgan Haklaj i sheh me dyshim provat e reja dhe paditë e socialistëve kundër qeverisë së 12 viteve më parë. Sipas tij, këto janë “shashkat” e radhës së socialistëve. Sipas tij, përgjegjës për 21 janarin janë trekëndëshi i Bermundës, pra Meta, Rama dhe Berisha, ashtu siç dikur i cilësonte Basha.

“Së pari, 21 janari është vepër tragjike, vepër e trekëndëshit të bermudës (Meta, Berisha dhe Basha). A duhet hapur çështja, po. Ajo është indicie për provë. SPAK duhet ta marrë nën hetim. Po bëjnë shashkën e socialistët. Në asnjë rrethanë Basha s’ka pasur të drejtë të japë urdhër.”- tha ish deputeti Haklaj.

Por sipas avokatit Idajet Beqirit, Berisha është fajtor, për aq kohë sa kishte gati versionet, të gjjtihë sipas tij duhet të hetohen.

“Po të japësh variante e ke mizën në kësulë, Nëse s’do kishte Berisha lidhje s’kishte pse jepte versione të tjera

Berisha dërgoi te presidenti i vendit, Bashës, ti thoshte Ina Ramës ti hiqte këto urdhër arreste. Basha ka shkuar te Bamir Topi dhe Basha dhe ish presidenti do pyeten. Një kryeministër që thotë t’i hiqet udhër arresti punonjësve të gardës, s’mund të jetë pa gisht. Berisha e dinte mirë që serverët u prishën dhe u fshinë. Të gjitha këto do hetohen.”- tha Beqiri.

Në studio pati edhe një debat mes dy avokatëve, Përparim Çaça dhe Idajet Beqiri sa i përket vërtesësisë së protestës dhe dhunës ndaj protestuesve. Sipas Përparim Çaçës çdo gjë ka qenë e inskenuar nga socialistët.

Përparim Çaça: Kemi parë për 11 vite nga mazhroanca vetëm karafila dhe lot krokodili, tani kemi një padi.  Ajo s’ishte protestë paqësore, ka qenë çdo gjë e përgatitur

Beqiri: Të lutem, ne u helmuam nga gazi.

Çaça: Atëherë i hodhën bojë të kuqe për t’u dukur sikur u plagosën. Kishit hunj në dorë.

Beqiri: E ke gabim, ishte protestë paqësore. S’kishim asgjë në dorë.

Çaça: Merre si të duash. Edhe ata që kanë provokuar atë lloj proteste.

Beqiri: Lërë politikën dhe fol si jurist, me dy standarde.

Çaçi: Ajo ishte protestë e manipuluar.

Sipas Arben Meçaj, Basha nuk ka asnjë gisht në tragjedinë e 21 janarit dhe i gjithë ky është skenar i Berishës.

“Albia e mbroitjes së Sali Berishës është se është zbatuar ligji. Ai prandaj e mbron Bashën. Basha s’është i përzjer në këtë punë. Gjithë skenari është i Berishës.”- tha Meçaj.

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për audio-përgjimin e pretenduar në media se u dha urdhër për të qëlluar mbi protestuesit e 21 janarit. Ndërkaq nisur nga kjo prove e re e pretenduar, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dorëzoi në SPAK kallëzimin për vrasje ne rrethana cilësuese dhe shpërdorim detyre ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 25/01/2023 10:09

    Shume e pakuptimeet!Pse deri tash ky"shtet" nuk mori veprim kontret,edhe pse dihen e njihet kryesit e vrasjes, plagosjeve dhe shkatrrimit te Gerdecit! Po si eshhte e mudnur te heshtet e te genjehet tash 12 vjet! Kur dihen kryesuesite-urdheruesite dhe kryesite e krimit Berisha,Mesdiu dhe Basha,se paku keta ishin Kreyeinister,minister i mbrojtjes dhe i puneve te mbrendshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit