21 Janari/ 'Luani e rrethoi kryeministrinë me gardh...' Rama zbulon mesazhet e 8 viteve më parë: Qetësi-qetësi!

21 Janari/ 'Luani e rrethoi kryeministrinë me gardh...' Rama zbulon mesazhet e 8 viteve më parë: Qetësi-qetësi!

Gjatë konferencës me gazetarët, kryeministri Edi Rama përmendi edhe 21 janarin duke bërë një krahasim të protestës që Partia Socialiste, atëherë në opozitë, mbajti kundër qeverisë, dhe valës së tubimeve të Partisë Demokratike kundër qeverisë së majtë.

Duke mos justifikuar edhe ato incidente që ndodhën më 21 janar 2011 nga protestuesit e opozitës, Rama tha se krahasimi është i dukshëm pasi në asnjë rast në atë kohë nuk janë hedhur bomba molotov siç po bën opozita joparlamentare.

"Unë nuk fola për gurë, unë thash që në 21 janar nuk është gjuajtur asnjë bombë molotov në drejtim të këtyre mureve, dhe thash që është djegur një makinë tek piramida, dhe nga pamjet pashë që ishin djegur edhe dy kazanë, jo për të justifikuar djegien, por për të bërë diferencën", tha kryeministri.

Kreu i qeverisë kujtoi edhe disa mesazhe që në atë kohë si kryeopozitar, i kishte dërguar dy deputetëve të tij, Besnik bares dhe Xhemal Qefalisë.

"Pas konferencës që mbajta të dielën, Besnik Barja dhe Xhemal Qefalia më treguan mesazhe të miat nga ajo ditë, dhe thoja: "Janë në vete këta, qetësi-qetësi, qetësi". Kryeministria ishte me gardh të shëmtuar si tek kopshti zoologjik, natyrisht se ishte luani brenda, njerëzit rrinin varur mbi kangjella, dhe rrinin, kurse këtu vinë tek dera, edhe të zhveshur, edhe në mbërthim zbërthime pantallonash", tha kreu i qeverisë.


Lajmi kryesor:

Rama: Gati për dialog me Bashën (jo Kryemadhin), por asnjë negociatë: 30 Qershori nuk lëviz


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet