21 janari në SPAK, Petro Koçi për Report Tv: Të nisin hetimet, Berisha ka marrë përsipër përgjegjësinë! Ja si e pengoi drejtësinë

Pasi Gjykata e Lartë dhe vendimin që dosja e 21 janarit t’i kalojë SPAK, deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në Report Tv thotë se tashmë SPAK është i detyruar që të regjistrojë çështjen dhe nisë hetimet. Koçi shprehet se dosja i kaloi SPAK, pasi Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës nuk shkuan dot deri tek titullarët e lartë të përfshirë në këtë çështje, si Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“Një nga arsye që kjo çështje i kaloi SPAK, sepse niveli i Prokurorisë dhe Gjykatës e ka pasur të vështirë t’u afrohej këtyre titullarëve të pushtetit politik. Në gjykimin tim dhe duke llogaritur ca kemi përvojë nga procese gjyqësore, SPAK është i detyruar të regjistrojë çështjen dhe të nisë hetime”, tha Koçi.

Më tej Koçi u ndal edhe në përpjekjet e Berishës që kjo çështje të mos hetohej nga drejtësia.

“Berisha si këto dëshmitë e Bashës i ka dhënë pafund, ai e ka marrë përsipër përgjegjësinë, ai nuk thotë jam fajtor. Është përpjekur të manipulojë ngjarjen, për të deformuar, ka thënë që vrasjet janë nga afër. Janë në lojë dhe mjekët e PD në spital dhe fshirja e severit. Ajo që është më flagrantja dhe i vuri shkelmin shtetit ligjor ishte ndalimi i dërgimit në Prokurori të gjithë zinxhirit të njerëzve që kishin përgjegjësi”, tha Koçi”, vijoi Koçi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension