21 janari në SPAK, Vangjeli në ‘Kontrast’: 4 qytetarë të pafajshëm u pushkatuan pa gjyq! Sot hapet ‘kapaku i pandorës’, duhen përgjigje

21 janari është akti më i rëndë i ndodhur ndonjëherë kur shteti u vu përballë qytetarëve të vet me armë dhe 4 qytetarë të pafajshëm u pushkatuan pa gjyq në bulevard. Kjo ishte deklarata e gazetarit Lorenc Vangjeli sot në ‘Kontrast’ në Report Tv, teksa komentonte kallëzimin e Ministrit të Drejtësisë në SPAK. Vangjeli tha se 4 viktimat meritojnë prehje dhe ngjarja kërkon përgjigje.

“Fati ka bashkuar edhe një herë eprorin me vartësin, ish-kryeministrin me ish ministrin, atin dhe birin dhe 2 njerëzit që sot duket në plan të parë i ndan një armiqësi e thellë. Sot ata gjenden në një dokument zyrtar, të akuzuar të dy për vrasje.   Ka një perceptim të gjerë që 21 janari dhe katër viktimat nuk ka gjetur as përgjigje dhe as prehje. Pati 4 qytetarë të pafajshëm të pushkatuar pa gjyq në bulevard. Ajo ngjarje ishte akti më i rëndë i ndodhur ndonjëherë kur shteti u vendos përballë qytetarëve të tij. As fajësia nuk ka gjetur ndëshkim dhe as fajtorët nuk kanë pasur emra të përveçëm.  Është shumë e çuditshëm të theksohet se Lulzim Basha këtë çështje e ka trajtuar në heshtje, duke mos u deklaruar asnjëherë. E përmendi këtë ngjarje vetëm pas 8 janarit të vitit të kaluar kur kujtoi se në të njëjtën mënyrë Berisha ishte sjellë edhe ndaj demonstruesve. Besoj se është hapur kapaku i ‘pandorës’. Nuk ka parashkrim për kështu lloj krimesh. Këtu nuk bëhet fjalë për të gjetur përgjegjësinë në zinxhirin komandues nga ajo që urdhëroi deri te ai fatkeqe që shkrepi këmbëzën por bëhet fjalë për një zinxhir krimesh. Është ndoshta një rast unikal kur njëri prej protagonistëve vetëakuzohet në mënyrë të vazhdueshme hap pas hapi, duke marrë përsipër autorësinë e saj. Janë një seri veprimesh që përbëjnë diçka edhe më të rëndë se akuza që ka bërë sot ministri i Drejtësisë”, tha Lorenc Vangjeli.

I pyetur se pse Basha ka zgjedhur të mos flasë për këtë çështje, Vangjeli përmendi ‘3 besëlidhjet e të dyve’ mes ish-Kryeministrit dhe vartësit të tij.

“Këta të dy kanë 3 ‘besëlidhje’, e para kur Berisha e bëri kryetar të PD, e dyta në pranverë 2018 kur u duk që ndaj z. Basha do të kishte një hetim nga SHBA dhe Berisha e mbrojti dhe ‘besëlidhja’ e tretë ishte pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit kur Sali Berisha ishte garant i Bashës për rizgjedhje në krye të PD me kusht që ta ndihmonte për ‘non grata-n’  nga SHBA.  Në 21 janar ka pasur 2 palë në shesh dhe një segment domethënës i shtetit, demonstruesit kanë paguar gjoba dhe heqje lirie nën akuzën të shkatërrimit të pronës publike, ndërkohë që jo për simetri, por ka ndodhur e kundërta, gjaku i 4 dëshmorëve të Kombit, janë pushkatuar pa gjyq. Ky është një problem. Ka pasur shumë akuza ndaj politikanëve, kanë drejtuar mirë ose keq, por askush nuk ka qenë ndonjëherë në një akuzë, tashëm edhe penale, ndaj jo thjesht e sotmja, është një ditë që duhet të ndajë shoqërinë shqiptare në kohë”, tha ndër të tjera në ‘Kontrast’ në Report Tv Lorenc Vangjeli.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq