21 raste të reja, 6 mjekë! Ndërron jetë një pacient te Infektivi, MSH: Ishte i infektuar, por COVID-i nuk ishte shkak i vdekjes (VIDEO)

TIRANË- Koronavirusi është shtrirë në disa vatra të reja në Shqipëri, e ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 raste, nga të cilët 6 janë personel mjekësor. Tirana vijon të jetë epiqendra e këtij virusi ku janë shënuar 14 rastet e reja për t'u ndjekur nga  Kruja me 3 raste, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër janë konfirmuar nga 1 rast. Këto shifra kanë dalë si rezultat i 243 testimeve të kryera, mes tyre 45 personel shëndetësor  

"Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik", njofton ministria e SHëndetësisë në buletinin ditor. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 62-vjeçar. Burime zyrtare bëjnë me dije se 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID-19, por nuk ka qenë virusi shkaktar i vdekjes së tij, por ciroza hepatike e stadit të fundit.

"Një pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit", shprehet Rovena Daja, përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik.  Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Një bilanc pozitiv është numri i personave të shëruar.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacione edhe për testimet molekulare.

"Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë", përfundon njoftimi.

COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020)
Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452|
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9|
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:05
Ndërron jetë një pacient i shtruar te Infektivi

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i shtruar te Infektivi në QSUT. Pacienti që ndërroi jetë ishte i diagnostikuar me COVID. Report Tv mëson se vuante nga sëmundje të tjera dhe ka qenë më parë i shtruar tek reparti i sëmundjeve të brendshme.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale